Lajme

Dëbora nis në veri: Bashkia Kukës mbledh emergjencat


Publikuar më:


Reshje me intensitet të lartë u regjistruan në Kukës, ku si pasojë e dëborës në Rrugën e Kombit pranë tunelit të Thirrës janë rrezikuar automjetet .

Bashkia e Kukësit ka mbledhur shtabin e emergjencave dhe ka marrë masat për mirëmbajtjen e rrugëve dhe mbajtjen e situatës nën kontroll. Bashkia e Kukësit u ka bërë apel operatorëve të kontraktuar për rritjen e nivelit të gatishmërisë për ndërhyrje me mjete e makineri në të gjitha akset rrugore.

Gjithashtu reshje dëbore janë regjistruar edhe në Pukë./ Top Channel

.

Comments
To Top