19,04,2024

De Biasi tregon sekretin e suksesit të Shqipërisë

Must Read

GianniDeBiasi-1-780x439_1

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi vazhdon turneun mediatik në Itali ku vazhdon të rrëfejë grimca nga sekreti i formulës së suksesit kuqezi që ai ruan me fanatizëm.

Pak ditë pas intervistës dhënë për “Il Messagero”, ai ndalet edhe në redaksinë e gazetës torineze “Tuttosport” ku prek nga pak çdo temë por përqëndrohet gjatë te suksesi i Shqipërisë në eliminatoret e Evropianit.

Sipas kësaj gazete, De Biasi konsiderohet një hero për kualifikimin e shumëdëshiruar që i dhuroi Kombëtares Shqiptare edhe pse vetë trajneri nuk e cilëson fat rrugëtimin e suksesshëm.

Ai shpjegon bazat e punës së tij duke theksuar se fillimisht punoi me lojtarët në aspektin psikologjik duke i bindur të besonin te ëndrra dhe më pas organizoi punën për rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë.

De Biasi shton më tej se një pjesë e madhe e skuadrës arrinte ta kuptonte gjuhën e tij, ndërsa për pjesën tjetër si përkthyes ka shërbyer Lorik Cana, i cili nuk bëri thjesht përkthyesin por interpretoi konceptet që De Biasi kishte në kokë. Në vijim, 59-vjeçari bën një krahasim mes punës në një klub dhe në një përfaqësuese.

“Në rolin e trajnerit të Kombëtares ka më pak kohë për të punuar gjatë javës por në aspektin e mentalitetit nuk ndryshon asgjë. Ne shfrytëzojmë në maksimum kohën që kemi në dispozicion. Unë u tregoj djemve shumë video për të vënë re gabimet që nuk i kanë kuptuar në fushën e lojës”, thekson De Biasi që shton se pas përfundimit të sezonit, lojtarët do të pushojnë një javë dhe më pas do të nisë grumbullimi në Austri, për të vazhduar me programin deri në ditën e sfidës së parë kundër Zvicrës në 11 Qershor.

Për trajnerin e lindur në Sarmede, mbrojtja e Kombëtares është përmirësuar pasi tashmë nuk është më një repart që mbron i ndarë, ndërsa sulmi përbëhet nga një lojtar qendre dhe dy nga krahët, të cilët janë gjithashtu edhe detyra mbrojtëse.

Në fund të intervistës, De Biasi nënvizon se ai kërkon përherë që repartet të jenë të bashkuar dhe skuadra ta mbajë topin sa më shumë. Një rrëfim që zbulon disa aspektet të punës që trajneri ka bërë në aspektin taktik por jo gjithçka nga filizofia e De Biasit, i cili me siguri e ka ruajtur një pjesë të madhe të sekretit për të bërë surprizën e madhe edhe në Francë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img