19,04,2024

Dashnor Asllani, një nga nyjet e filmit më të ri shqiptar

Must Read

Emri i Dashnor Asllanit, çdo ditë e më shumë po njeh rritje artistike. Për publikun,është i njohur si producent i suksesshëm, por që nga tani, ai na vjen edhe si aktor filmi. Ai na zbulon se prurja më e re e kinematografisë shqiptare, është premiera e filmit “Dashuria s’mjafton”.

Gërshetimi i dramës, krimit, intrigave dhe dashurisë, në përputhje me ambientet e modernizuara shqiptare dhe evropiane, sjellin tek publiku shqiptar një panoramë të realitetit kohor. Si përfaqësues të këtij projekti gjigantesk, regjisori i filmit Drilon Hoxha e drejtori i fotografisë Dashnor Asllani, rrëfejnë se kanë bërë një punë të shkëlqyer me përkushtim dhe të pa parë më herët në trojet shqiptare.

Ndër shumë aktorë të tjerë, spikasin rolet e aktorit të madh Çun Lajçi, Bruno Shllaku, Guliem Radoja, Drilon Hoxha, Halil Kumova (aktori i njohur turk), Dashnor Asllani, Shpat Kasapi, Xhelal Fera, të tjerë. Skenat e filmit u xhiruan në Paris, Holandë, Zvicër, Turqi, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Premiera e filmit do të jetë më 22 nëntor nëpër të gjitha kinematë e vendit.

Disa pjeswë të këtij filmi janë xhiruar edhe në Ferizaj dhe në Brezovicë.

Ky film pritet që së shpejti të shfaqet edhe në të qendrat e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img