20,04,2024

Dajë e nip në udhëheqje të aeroportit “Adem Jashari”

Must Read

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve në Bordin e Autoritetit të Aviacionit Civil.

Kryetar i Bordit është emëruar Samed Dalipi, zyrtar i lartë në LDK, ndërsa anëtarë janë zgjedhur Bekim Jashari, Ardian Gaxherri dhe Adelina Salihu, raporton KTV.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, tha se emrin e anëtarit të pestë do ta propozojë në mbledhjen e ardhshme.

Bahri Nuredini është emëruar sërish drejtor i Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror. Bahri Nuredini dhe Bekim Jashari, të cilët edhe më tej do të jenë pjesë e udhëheqjes së Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, janë dajë e nip.

Bahri Nuredini është nip i familjes Jashari nga Prekazi, ndërsa Bekimi është i biri i heroit të kombit Hamzë Jashari.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img