26,04,2024

Daçiq: Marrëveshja me Kosovën të arrihet gjatë mandatit të Donald Trump

Must Read

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia duhet ta shfrytëzojë momentin pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje me Kosovën, deri në përfundimin e mandatit të presidentit amerikan Donald Trump.

Mediat serbe shkruajnë së aktualisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së po zhvillohet një betejë e lidhur me atë nëse në shkurt do të mbahet seanca për Kosovën. Ndërsa ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Guinea Ekuatoriale, si kryesuese e KS të OKB, ka insistuar që të mbahet kjo mbledhje, por miratimin e rendit të ditës mujor e kanë parandaluar me kundërshtimin e tyre SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia.

Për shefin e diplomacisë serbe “është e habitshme që në  kohën kur është bllokuar  dialog, shkaku i taksës të vendosur nga Kosova, këto vende nuk duan të diskutohet për të”.

“Nuk e ka futur Serbia praktikën që  seancat të mbahen çdo tre muaj, por Sekretari i përgjithshëm dhe i OKB-së shkruan raportet e tij në tre muaj. Ne jemi të gatshëm për kompromis, por absolutisht dënojmë përpjekjen për të dëbuar temën e Kosovës nga rendi i ditës i Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Daçiq, për “Tanjug”.

Daçiqi ka thënë se sa është e nevojshme për të diskutuar për Kosovën “këtë e vërtetojnë edhe vendimet e njëanshme dhe të paarsyeshme të Prishtinës’, siç është ajo e mbrëmshmja për Trepçën”, përcjell Telegrafi.

“Autoritetet në Prishtinë janë kërcënimi më i madh për stabilitetin dhe paqen në rajon në këtë moment, kështu që nuk ka asnjë justifikim për përpjekjet e vendeve perëndimore për të hequr seancat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën”.

Më tej shefi i diplomacisë serbe ka thënë se “është shumë e rëndësishme që të shfrytëzohet momenti pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtare, në mënyrë që të bëhen të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme, deri në përfundimin e mandatit të presidentit amerikan Trump, sepse administrata e tij i ka hapur derën kompromisit, për dallim nga paraardhësit që as nuk donin të flasin për asgjë tjetër përveç njohjes së Kosovës”.

“Gjithashtu, duhet të përdoret qëndrimi pozitiv i Mogherinit për nevojën e kompromisit. Me një fjalë, në qoftë se në dy vitet e ardhshme nuk arrihet marrëveshje, vështirë mund të shpresojmë për një zgjidhje pozitive për Serbinë”, tha Daçiq. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img