27,04,2024

COVID-19 i merr jetën shtatëzënës 40 vjeçare dhe foshnjes së saj

Must Read

COVID-19 merr jetën e shtatzënës 40 vjeçare dhe foshnjës së saj

        Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në orët e mëngjesit, në klinikën infektive të QKUK-së kanë ndërruar jetë gruaja shtatzënë nga Gjakova dhe foshnja e saj, si pasojë e infektimit me SARS CoV-2. Në vazhdim po e publikojmë njoftimin e plotë:

“ Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19.
E njëjta, ishte shtatzënë dhe ishte në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020.
Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot me 21/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 64 raste.
Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 55 raste.

Nga 55 pacientë të infektuar me Covid 19,
• 42 raste janë në gjendje stabile
• 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
• Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive. Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.” – thuhet në komunikatë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img