20,04,2024

Çollaku: Marrëveshja me Serbinë hap rrugën drejt integrimeve, për të dy vendet

Must Read

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku në një konferencë për media, pas takimit me dy homologët nga Franca dhe Gjermania, ka thënë se e çmon ndihmën e madhe të dhënë nga dy shtetet mike në rrugëtimin e Kosovës deri sot.

“E mirëpres dhe çmoj vëmendjen dhe ndihmën që Franca dhe Gjermania i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës”.

Ai ka njoftuar se në takim është diskutuar për çështje të ndryshme, si bashkëpunimi rajonal, liberalizimi i vizave dhe implementimi i MSA-së për Kosovën.

“MSA, liberalizimi i vizave dhe bashkëpunimi rajonal kanë qenë temat kryesor të takimeve tona. Kemi diskutuar për mënyrat më të mira për t’u reformuar dhe për rrugën tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian”.

“Tek bashkëpunimi rajonal kemi diskutuar për rrugën tonë të përbashkët dhe dialogun e lehtësuar mes Kosovës dhe Serbisë, drejt arritjes së një marrëveshje ligjore, që do të jetë e obligueshme për të dy palët dhe do t’i hap rrugë integrimit të të dy vendeve në Bashkimin Evropian”.

“Presim që të krijomë Zyrën Rajonale për Bashkim Rinor, në mënyrë që të rinjtë e rajonit të jenë më afër”.

“Si dy shtete themeluese të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca janë shembull i mirë se si duhet të kalohen problemet dhe të ecet përpara”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img