27,04,2024

Cili do ta thyejë rekordin e Valbonës?

Must Read

Sot në hendbollin e Kosovës ka filluar edhe një luftë tjetër, sidomos te disa trajnerë që po merren me statistikat e moshës mesatare të lojtarëve dhe pak i kushtojnë rëndësi lojës.

Valbona Zeça-Rexhepi, deri me tash është e paprekshme nga rekordi, me Kastriotin e Ferizajt katër vite rresht kampione (1999-2000, 2000-2001, 2001-2002 dhe 2002-2003), ndërsa ka pasur edhe 25 fitore rresht në kampionat, një rekord që askush nuk e ka thyer deri me tash nga trajnerët në konkurrencën e femrave.

Valbona atëkohë, kishte një gjeneratë të shkëlqyer në krye me kapitenen Safete Rifatin, pastaj Merfide Salihun, që ishte specialiste për të shënuar nga nëntëmetërshi, një lojtare inteligjente si Ganimete Shabani, pastaj Ramize Shabani, Arbëresha Jashari, Jasemine Ahmeti, Lirie Muhaxheri, Valentina Qerimi, Xhevrie Dibra, Ermira Frangu, Blerta Tërpeza etj. Kush do ta thyejë rekordin e kësaj trajnere, me katër tituj rresht?

Sigurisht se duhet pritur shumë gjatë. Valbona tash jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img