Lajme

Cilësia në arsim, problem i trashëguar


Publikuar më:


Drejtori i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovci, në intervistën dhënë për “Zërin” apelon te institucionet vendore që të sigurohet buxhet për zbatimin e Strategjisë 5-vjeçare të Arsimit, e cila parashikon një buxhet prej 176 milionë eurosh. Ai kërkon që të zbatohen strategjitë e aprovuara në sigurimin e cilësisë në arsim, të forcohet llogaridhënia dhe të analizohen shkaqet që kanë sjellë deri tek rezultati i dobët në testin e PISA-s. Pupuvci thotë se nuk duhet t’i adresohet gjithë përgjegjësia ministrit të Arsimit, sepse testi është mbajtur vetëm tre muaj pasi ministri aktual e ka marrë mandatin.

“Një numër i këtyre nxënësve mund të kenë njohuri solide, por nuk janë aftësuar t’i zbatojnë ato në praktikë. Deri në fund të viteve të 80-ta shkolla jonë ka qenë e bazuar në modelin sovjetik, i cili nuk e ka kultivuar aspektin praktik të njohurive. Në vitet e nëntëdhjeta ka luftuar për mbijetesë, ndërsa në shekullin XXI, siç po shihet nga rezultati, nuk ka arritur të përqendrohet në aftësimin e nxënësve për t’i zbatuar njohuritë në jetë”, thotë Pupovci për zeri./Zeri.info/

.

Comments
To Top