19,04,2024

Cilat janë figurat që koalicioni i Haradinajt me Limajn po tentojnë t’i marrin nga blloku opozitar?

Must Read

ramush-haradinaj-1-690x380

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është i ftuar në Zonën B të Klan Kosovës.

Haradinaj ka thënë se shumë deputetë iu janë afruar për të ofruar boshtin fitues që buron nga opozita.

“Kemi plotë deputetët në LDK që nuk janë të kënaqur me gjendjen brenda partisë së tyre. Kemi deputetë të pavarur që nuk janë të kënaqur”.

“Kemi edhe struktura brenda tjerave parti ose nga PDK ose nga të gjithë ne jemi të hapur që të krijojmë boshtin fitues që buron nga opozita”.

“Ajo që është me rendësi unë nuk kam shkuar nga marrja e deputetëve prej grupe parlamentare”.

Haradinaj mandej ka treguar se si mund të bëhet ndryshimi.

“Ka deputetë sot në Kuvend që kanë pasur gatishmërinë të na bashkohen nuk po i përmendi emrat për hir te respektit mirëpo ne nuk kemi shku në këtë frymë sepse kemi mendu se vetëm grumbullimi i disa deputetëve të caktuar nuk e jep ndryshimin”.

“Ndryshimi është kur mandate kthehet tek qytetari, ku projekt nuk ka të bëj me ta tashmen me gjendjen në parlament me numrat e këtij parlamenti, ka të bëj me atë mandat kur i kthehet qytetarit e nuk po dojmë që kjo me ndodh pa një opsion fitues meqë nuk arritëm me bë një marrëveshje të gjerë të opozitës ku të ishte edhe VV ne megjithatë po bëjmë çmos me ja dhanë qytetarit një opsion fitues që buron nga opozita që është ndryshimi”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img