Lajme

Çifti shqiptar ia siguroi armën terroristit të Nices


Publikuar më:


Një çift shqiptar dyshohet t’i ketë siguruar armën Mohamed Lahouaiej Bouhlel, personit që shtypi me kamion dhe shtiu në drejtim të policisë në Nice të Francës, duke lënë të vdekur së paku 84 persona dhe mbi 100 të plagosur ditë më parë.

Sipas “The Telegraph”, i cili i referohet rrjetit francez medial, BMF TV, thuhet se “një çift shqiptar, i dyshuar se i ka siguruar Bouhlelit një pistoletë automatike 7.65mm me të cilën ai shtiu në drejtim të policisë para se ata ta qëllonin për vdekje, janë në mesin e gjashtë personave që ende janë nën arrest”.

Ky televizion ka raportuar gjithashtu se gruaja e Bouhlelit, e cila gjithashtu u mor në pyetje, është liruar tashmë.

Comments
To Top