29,03,2024

Çfarë presin shqiptarët e Malit të Zi nga Presidenti Thaçi ?

Must Read

thaci-dhe-ai-690x380

Presidenti Thaçi takoi kryetarin e Ulqinit, popullsia shqiptare urë e rëndësishme mes dy shteteve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu, i cili është edhe kryetar i partisë kryesore të shqiptarëve në Mal të Zi, Forca e Re Demokratike, njofton zyra për media e Presidentit.

Presidenti Thaçi e siguroi kryetarin e Ulqinit se shqiptarët e Malit të Zi do të kenë vazhdimisht mbështetjen e tij personale dhe të Republikës së Kosovës, duke e uruar atë për rimarrjen e detyrës së kryetarit të komunës, si dhe për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO të Malit të Zi.

“Marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi gjithnjë e më shumë janë duke u përmirësuar dhe popullsia shqiptare në Mal të Zi është një urë e rëndësishme komunikimi dhe lidhjeje mes dy shteteve”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu, pasi uroi presidentin Thaçi për marrjen e detyrës së re, mirëpriti qetësimin e situatës politike në Kosovë. “Kur Kosova është qetë, edhe shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në shtetet e tjera qetësohen, mirëpo kur Kosova është e tensionuar, ata ndihen shumëfish të shqetësuar”, tha kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu, përcjellë klankosova.tv

Kryetari i Ulqinit e njoftoi presidentin Thaçi edhe për gjendjen sociale dhe ekonomike të komunitetit shqiptar dhe për zhvillimet e fundit politike në Mal të Zi. Ai, gjithashtu, kërkoi ndihmën e presidentit Thaçi për të lobuar pranë Tiranës dhe Podgoricës, që të lehtësohet kalimi i pushuesve dhe mërgimtarëve kosovarë në pikën kufitare të Muriqanit, ku radha e makinave gjatë sezonit veror është shumë e gjatë dhe qytetarët qëndrojnë me orë të tëra në pritje të kalimit të kufirit.

I pari i vendit e ka siguruar kryetarin e Ulqinit se do ta trajtojë këtë çështje me vëmendje si dhe ia ka kumtuar lajmin kryetarit të Ulqinit se do të ketë së shpejti një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img