23,04,2024

Çfarë po ndodh me serbët e Kosovës? Raportohet se japin dorëheqje nga të gjitha institucionet

Must Read

Serbët e Kosovës kanë vendosur të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës. Kështu po shkruajnë mediat serbe sipas burimeve të veta.

Marko Gjuriq ka thënë për mediat atje se kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në Kosovë kanë dhënë dorëheqje, dhe se organet tjera nuk do të punojnë deri në tërheqjen e taksës së Kosovës ndaj Serbisë, shkruan Sputnik.

Sipas tij, përfaqësuesit e serbëve, të cilët deri më tani kanë marrë pjesë në institucione përkatëse, kësaj radhe do të largohen përfundimisht nga roli i tyre.

Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Marko Djuriq, ka thënë për “Happy TV” se kryetarët e katër komunave me shumicë serbe e kanë njoftuar për dorëheqjen e tyre, përderisa autoritetet e Kosovës nuk tërheqin masat e vendosa së fundmi për rritjen e taksës në 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia.

I pyetur nëse pret reagim nga Prishtina pas një vendimi të tillë nga serbët në Kosovë, Djuriq ka thënë se nuk pret ndonjë lajm të mirë por reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img