19,04,2024

CEV CHALLENGE CUP: LUBOTENI PËSON HUMBJE

Must Read

Fituesi I Kupës së Kosovës në volejboll KV Luboteni, është mposhtur në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të CEV Challenge Cup nga skuadra turke Ziraat Bank nga Ankaraja.

Në një atmosferë të bukur sportive dhe me organizim të mirë teknik, Luboteni para rreth 800 spektatorëve në Bill Klinton të Ferizajt, ka humbur me rezultat 3 me 0.

Në setin e parë, skuadra mysafire tregoi potencialin e saj duke e kufizuar Lubotenin në vetëm 13 pikë, për ta rrëmbyer setin e parë, 25 me 13. Kjo njëherit ishte periudha më e zbehtë e klubit ferizajas, I cili në dy setat vijues shfaqi lojë më të mirë dhe më produktive.

Seti I dytë solli lojë më bukur dhe me produktive të Lubotenit, I cili tregoi rivalitet dhe në fillim të kësaj periudhe madje pati edhe epërsi në rezultat.
Mirëpo Ziraat Bank arrin fillimisht të shkëputet në 16 me 10, për ta mbyllur këtë set me fitore prej 25 me 18, pas 24 minutave lojë.

Në setin e tretë Ziraat e filloi prapë më mirë sesa ferizajasit, e motivuar edhe nga epërsia prej 2:0 në sete, duke avansuar fillimisht 11:7, e pastaj edhe 15:7, falë një serie të sukseshme.

Luboteni përkundër përpjekjeve e tëra që arriti ishte kuota e 20 pikëve në këtë set, duke e mbyllur këtë sfidë disfatë 0 me 3,as rreth 90 minutave lojë.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 14 Nëntor në Seyrantepe Spor Salonu në Diarbakir të Turqisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img