20,04,2024

Çaushi thotë se Daçiqi zbulon planet e Serbisë për Kosovën

Must Read

driton-caushi-e1451490118953-640x380

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka folur për vizitën që bëri sot në Kosovë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Të interpretosh vizitat e deklarimet e fundit të pushtetarëve të Beogradit në Kosovë vetëm në cilësinë e provokimeve do të ishte shumë naive.

Mbi të gjitha, këto qëndrime vetëm sa po zbulojnë çdo herë e më qartë planet e etabluara të shtetit serb për të rikthyer ndikimin dhe kontrollin mbi Kosovën.

‘Krime nuk ka kryer askush në emër të shtetit të Serbisë, ekzistojnë emra dhe mbiemra të njerëzve dhe në këtë drejtim është duke u punuar… Së shpejti do ta kemi Gjykatën Speciale për krime lufte ndaj serbëve… Në anën tjetër nëse nisim që të diskutojmë se kush kujt duhet t’i kërkoj falje, do të shkojmë kush e di se ku në histori dhe do të nis mosmarrëveshja se kush kujt duhet t’i kërkoj falje më shumë…’

Ivica Daçiq, ministër i jashtëm i Serbisë’, ka Çaushi në profilin e tij në Facebook, duke e cituar ministrin serb.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img