16,04,2024

Castro, Putin: Simbol i një epoke; Juncker: Një hero për shumë njerëz

Must Read

Ndërkohë, udhëheqësi i fundit i ish-Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev e lavdëroi kreun e ndjerë kuban si një “politikan i shquar” që forcoi vendin e tij.

Gjatë drejtimit gjysmëshekullor, Castro përqafoi komunizmin e stilit sovjetik, si dhe sfidoi pushtetin dhe fuqinë e 10 presidentëve amerikanë. Vëllai i tij më i ri dhe aktualisht president i Kubës njoftoi vdekjen e revolucionarit në orët e vona të së premtes, në moshën 90-vjeçare.

“Fideli u ngrit dhe forcoi vendin e tij gjatë bllokadës më të ashpër amerikane, në një kohë kur kishte një presion kolosal ndaj tij. Megjithatë, ai arriti ta nxirrte vendin jashtë bllokadës dhe ta fuste drejt një rruge zhvillimi të pavarur”, tha Gorbachev sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve “Interfax”.

Ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni ofroi ngushëllimet e tij përmes rrjetit social “Tëitter”, duke thënë se “me vdekjen e Fidel Castros, një kapitull i madh dhe dramatik i shekullit të XX shkon drejt mbylljes. Jemi pranë popullit kuban, i cili kërkon të shohë nga e ardhmja”.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rjoy publikoi gjithashtu një mesazh ngushëllimi, duke thënë se Fidel Castro ishte “një figurë me rëndësi historike”. Një deklaratë e nxjerrë nga Ministria e Jashtme spanjolle bënte të ditur se “një figurë me rëndësi të jashtëzakonshme historike është ndarë nga jeta, një njeri që solli një pikë kthese në zhvillimin e vendit, ndikimi i madh i të cilit u ndie përtej rajonit”. Si djalë i prindërve spanjollë, ish-presidenti kuban “ruajti gjithmonë lidhje të forta me Spanjën dhe për këtë ishte i detyruar nga lidhjet e gjakut dhe ato kulturore”, thuhej më tej në deklaratë.

“Ai ndryshoi kursin e vendit të tij, ndërkohë që ndikimi i tij shkoi shumë herë më larg”, tha në një deklaratë presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Me vdekjen e tij, “bota ka humbur një person, i cili ka qenë një hero për shumë njerëz”, tha Juncker, duke shtuar se “trashëgimia e Fidel Castros do të gjykohet vetëm nga historia”.

Presidenti francez, François Hollande tha se Castro ka qenë një “figurë qendrore e shekullit të XX”. “Ai mishëroi revolucionin kuban, qoftë për shpresat edhe për zhgënjimet që e pasuan”, tha Hollande në një deklaratë të publikuar në “Le Figaro”, ku shtohet se Franca ka dënuar që të dyja: edhe abuzimet me të drejtat e njeriut në Kubë, por edhe dekadat e tëra të sanksioneve amerikane ndaj kombit ishullor.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img