19,04,2024

Caktohen datat dhe lëndët zgjedhore për Maturën Shtetërore 2019

Must Read

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore për afatin e qershorit.

Sipas këtij vendimi, pjesa e parë e Matyrës Shtetërore do të mbahet nga data 5 deri më 8 qershor 2019, ndërsa pjesa e dytë nga data 19 deri më 22 qershor 2019.

Provimi do të mbahet në katër lëndë, tri nga të cilat obligative dhe një me zgjedhje nga vet nxënësit.

Vendimit i është bashkëngjitur edhe lista e lëndëve me zgjedhje për të gjitha gjimnazet dhe shkollat e arsimit profesional, e që janë lëndët: Fizikë, Kimi, Biologji, Informatikë, Gjeografi, Histori, Sociologji, Psikologji, Ekonomi me ndërmarrësi, Edukatë qytetare, Histori e artit, Teori e muzikës dhe harmoni.

Në vendimin e MASHT-it bëhet e ditur se tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore nëpër regjione bëhet më 3 qershor 2019.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img