25,04,2024

Bytyqi: Vazhdojnë punimet në projektin “Bashkimi i Qytetit” me intensitet të shtuar

Must Read

Në qytetin e Ferizajt po vazhdojnë punimet e projektit  “Bashkimi i Qytetit”  i cili cilësohet si njëri ndër projektet më të mëdha i cili është duke u zhvilluar në qytetin e Ferizajt.

Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës,  Arbër Bytyqi , për televizionin Liria ka thënë se  punimet janë duke vazhduar  me një dinamikë  të shtuar dhe tashmë kanë ecur në punë më shumë se  sa ishte planifikuar ky projekt i cili është edhe  një ndër projektet më të rëndësishme  në qytetin tonë.

“Tashmë, siç jeni të  informuar dhe siç shihet  çd ditë në  vendin ku është duke u zhvilluar ky  projekt, punimet janë duke vazhduar me një dinamikë  të shtuar  dhe tani jemë më  para  planit dinamik të realizimit të punimeve. Projekti më i rëndësishëm  në qytetin e Ferizajt, projekti “Bashkimi i Qytetit” tashmë po merr formën e vet dhe shumë shpejt po besojmë që fundi i i këtij viti  qytetarët  e komunës së Ferizajt do të mund ta gëzojnë këtë projekt, të mirë dhe të rëndësishëm për ta.” Ka thënë Bytyqi.

Ai madje ka shtuar se  pjesa e parë e punimeve   e cila ka qenë  më problematike për realizimin  e punimeve nëntokësore  në këtë projekt është duke  përfunduar me sukses.

“Në pjesën e parë, që ka qenë edhe  pjesa më e vështirë dhe më problematike për realizimin e  e punimeve  nëntokësore në këtë projekt, pjesa më  më e vështirë, tashmë  kemi përfunduar punët nëntokësore në pjesën e nënkalimit  në atë zonë  dhe jemi duke u dakorduar  me qytetarët që të  përfundojmë edhe pjesën mbi  nënkalim, gjegjësisht rikthimin e asaj pjese siç ka qenë. Për këtë jemi duke biseduar b me qytetarët që këtë pjesë ta kthejmë siç ka qenë apo ta  shtrojmë  me kubëza që të jetë më atraktive por këtë zgjedhje do ta bëjmë bashkarisht me qytetarët” ka thënë Bytyqi.

 Në disa pjesë të rrugëve   në të cilat punimet janë  duke u realizuar  ne jemi dakorduar edhe me qytetarët e ferizajt  në mënyrë që mos të  mos të jetë pengesë dhe rrezik  për askend ky realizim i projektit . Bytyqi ka vënë  në dukje se gjatë realizimit të  projektit “Bashkimi i Qytetit”  mund të ketë vështirësi gjatë qarkullimit   të veturave  mirëp sa i përket realizimit të punëve  do të ketë front më të gjerë të punimeve.

“ Pas dakordimit me qyteraët ne shumë shpejt do të fillojm realizimin e projektit    mbi nënkalimin pasi që pjesa nëntokësore i plotëson të gjitha kushtet  për të vazhduar me  pjesën mbi nënkalim.  Ndoshta do të jetë më e vështirë për qarkullimin e veturave por sa i përket realizimit të projektit  ne do të kemi  do të kemi një front më të gjerë të  punimeve  pasi edhe kompania do të ketë hapësirë më të madhe të punës  dhe kjo do të bëjë edhe  realizimin  më të shpejt  të punimeve| ka thënë  Bytyqi.

Ai nuk la pa i përmendur edhe  reagimet e qytetarëve  kur ky projekt kishte filluar  të realizohej e ku tha që në fillim është vërejtur një  skepticizëm  i qytetarëve  pasi që ky projekt ka përfshirë zonën  më të vështirë të qytetit  për realizimin e një projekti kaq të madh.Por Bytyqi ka thënë se me punë   kanë arritur që ti  bindin jo vetëm qytetarët  por edhe opozitën që ky projekt  do të realizohet me sukses dhe pa e dëmtuar askend, ashtu siç është paraparë  qysh në fillim të mandatit.

“ Në fillim  ka pasur  një skepticizëm të qytetarët  për realizimin e këtij projekti pasi ka qenë zona më e ndieshme. Mirëpo  tash  kemi arritur ti bindim jo vetëm  qyetarët por edhe opzita po e sheh që  ky projekt p realizohet  ashtu siç e kemi paraparë ne në fillim të mandatit” ka thënë Bytyqi.

Projketi “Bashkimi i Qytetit” po konsiderohet  si njëri ndër projektet më  të mëdha në  qytetain e Ferizajt i cili është realizuar ndonjëherë  e i cili synon të bashkoj pjesën Lindore me pjesën Perëndimore të qytetit pa i penguar  vijat hekurudhore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img