19,03,2024

Bytyqi jep garancë : “Bashkimi i qytetit” kryhet sivjet

Must Read

Problemit të fshatrave të komunës së Ferizajt, Zllatar, Sojevë dhe Dardani  të cilat me vite përballen me mungesën e ujit të pijshëm siç duket po ju vije fundi. Kështu po paralajmëron  Drejtori i Infrastrukturës  Arbër Bytyqi  i cili tha se në mesin e projekteve kapitale  të këtij viti është edhe nisja e punimeve në rrjetin e ujësjellësit në këto fshatra.

“Me ndërtimin e fabrikës së ujit në fshatin Talinoc të |Muhaxherëve  na është dhënë mundësia e shfrytëzimit të burimeve  për furnizim të  këtyre lokaliteteve . Ne paralelisht me fabrikën e ujit do të shkojmë edhe me shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit nëpër këto lokalitete”ka  thënë Bytyqi.

Drejtoria e Infrastrukturës siç duket do të marr me seriozitet  edhe rregullimin e infrastrukturës  tek varrezat e reja të qytetit për të cilat ka pasur  shumë ankesa nga  qytetarët.

“Varrezat e qytetit të Ferizajt  më në fund do të kenë një trajtim  dinjitoz  me një projekt shumë të madh dhe shumë të rëndësishëm i cili edhe ndryshon qasjen e ndërtimit të varrezave jo vetëm në komunën e Ferizajt por edhe më gjerë.  Bëhet fjalë për një investim diku rreth  800 mijë euro “ ka thënë Bytyqi.

E me një problem tjetër që përballet komuna e Ferizajt  janë telashet me ujëra të zeza. Për këtë Bytyqi tha se janë në bisedime me Qeverinë  Hungareze  për marrjen e një kredie  në vlerë prej 50 milion euro. Por për realizimin e këtij projekti janë duke pritur  formimin  e Qeverisë së re.    

“Kemi qenë në bisedime  me Qeverinë hungareze  për marrjen e një kredie  në vlerë rreth 50 milion euro  për ndërtimin e tri impianteve pasi që reliefi i komunës së Ferizajt kërkon që për trajtimin e ujërave të zeza ti kemi të paktën tri impiante. Njëri nga impiantet  duhet të jetë në fshatin Gurrëz, njëri në fshatin Tërn dhe Bablak dhe një  për fshatin Dardani dhe Zllatar. Pa ndërtimin e këtyre impianteve  është i pamundur trajtimi i fazës përfundimtare të trajtimit të ujërave të zeza. Momentalisht, pasi në qendër nuk ka institucione ka bërë që kjo të stagnojë momentalisht si proces   por besojë që me formimin e Qeverisë  do ti jepet drejtim edhe Ferizajt si qyteti I tretë  më i madh në Kosovë i cili meriton që të ketë impiante për trajtimin e ujërave të zeza” ka thënë Bytyqi.

Drejtori i Infrastrukturës  tha se në këtë vit pritet të nisin edhe disa projekte që kryesisht janë rregullime të trotuareve  në disa fshatra dhe zona të qytetit. Po ashtu nuk do të mungojnë as asfaltimet. Ndërsa sa i përket qendrës së qytetit  Bytyqi nuk la pa përmendur, siç e quan pushteti   i Ferizajt, Kryeveprën e Projekteve, apo Bashkimin e Qytetit, për të cilin drejtori u zotua se do të përfundoj gjatë këtij viti, transmeton  Televizioni Tema.  

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img