25,04,2024

Bytyqi i reagon opozitës: Me të pavërteta po mashtroni opinionin publik, projekti “Bashkimi i Qytetit” është nënshkruar dhe vulosur nga kompania projektuese

Must Read

Në mesditë, në reagim ndaj deklaratave të opozitës lidhur me projektin “Bashkimi i Qytetit”, i menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtorit të Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Opozita lokale, përkatësisht përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje! deklaruan se projekti “Bashkimi i Qytetit”, nuk është nënshkruar nga projektuesit.

Drejtori Bytyqi, përmes një konference për media, ka reaguar duke i quajtur tentativat e opozitës, tentativa për të mashtruar opinionin publik duke u shërbyer me të pavërteta.

Për të dëshmuar këtë, ai prezantoi para mediave, projektin kryesor “Bashkimi i Qytetit” së bashku me nënshkrimet dhe vulën e kompanisë projektuese.

“Projekti “Bashkimi i Qytetit” e kam cekur që është njëri nga projektet më të rëndësishme për qytetin e Ferizajt, punimet në këtë projekt janë duke vazhduar ashtu siç janë paraparë dhe në bazë të planit që e kemi paraparë ne si drejtori, gjithashtu edhe me kontratën e nënshkruar me operatorin ekonomik. Këtu para vetes kam, projektin kryesor të “Bashkimit të Qytetit”. Deklarata e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë se ky projekt nuk është i nënshkruar nga kompania projektuese dhe kjo është një e pavërtetë shumë e madhe pasi që ky projekt është i nënshkruar. Këtu i kam edhe nënshkrimet edhe vulën nga kompania projektuese e këtij projekti. Kjo për hir të transparencës që e kemi obligim para qytetarëve të Komunës sonë. Pra, ajo që ka thënë Lëvizja Vetëvendosje! është një e pavërtetë e madhe të cilët me dezinformata mundohen të mashtrojnë opinionin publik në lidhje me këtë projekt shumë të rëndësishëm” tha drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Deklaratën e plotë mund ta ndiqni në videon e bashkëngjitur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img