27,04,2024

Bytyqi: Dy kyçjet e reja në autostradën “Arbën Xhaferi” kërkesë dhe nevojë e qytetarëve dhe bizneseve të Ferizajt

Must Read

Banorët e zonës lindore të qytetit por edhe bizneset që afarojnë në këtë pjesë I janë gëzuar faktit se  komuna e Ferizajt  do të bëhet edhe me dy kyçje të reja në autostradën “Arbën Xhaferi”. Kjo sipas tyre e lehtëson qarkullimin rrugorë  por edhe të mallrave. Kyçja në Gurrëz por edhe në zonën industriale është parë më pozitivitet edhe nga institucionet e pushtetit. Këta kanë thënë se kjo ka ardhur  si rezultat i një përkushtimi dhe lobimi institucional dhe se më këtë kanë përmbushur edhe një zotim karshi qytetarëve por edhe bizneseve.

“Kjo është shumë e qëlluar për atë teren sepse do të ketë  kyçje të drejtpërdrejtë në autostradë nga rruga Driton Islami“ ka thënë  Nijazi Behluli, qytetar

“Hapja e rrugës së re është e mirëseardhur. Mirëpo hapja e kësaj rruge dhe lidhja direkte me autostradën  është në shërbim të bizneseve për arsye se na I mundëson qarkullimin shumë më të lehtë , më të shpejtë dhe  nuk marrim pjesë  në komunikacion nëpër vendet ku  janë ngushticat apo tollovitë. Pra për këtë pjesë  ku ne ndodhemi  është I mirëseardhur ndërtimi I kësaj rruge. Është në interes jo vetëm për ne si biznese por është në interes  edhe për të gjithë qytetarët e Ferizajt“ ka thënë Sadik Krasniqi  nga Kompania “Ferplast”

Këto dy kyçje nga institucionet po shihen  si mjaftë pozitive për qytetarët dhe bizneset. Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, ka thënë se rëndësia e Ferizajt qëndron në faktin se ndodhet në mes të dy kryeqyteteve dhe se me këto dy kyçje bizneset e kanë më të lehtë transportin e mallrave.  

“Kemi qenë në diskutime të vazhdueshme me Ministrinë e Infrastrukturës për realizimin e kërkesave të qytetarëve për dy kyçje të reja në autostradën “Arbën Xhaferi”. Fatmirësisht kërkesa jonë është realizuar ashtu siç kemi kërkuar ne dhe siç kanë kërkuar qytetarët e Ferizajt, ti kemi këto dy kyçje në lokacionet të cilat  kemi kërkuar.  Tashmë procedurat e negocimit të kontratës më Bechte&Enke  kanë filluar dhe deri më tani duhet të jenë të përfunduara  dhe besojë që ky vit do të jetë edhe fillimi I punimeve në teren. Janë kyçje shumë të rëndësishme për vet qytetin e Ferizajt pasi që do ti  mundësojnë edhe qytetarëve dhe bizneseve kyçjen më të shpejtë dhe lidhje më të shpejtë edhe me Prishtinën dhe me Shkupin dhe zonat tjera  të regjionit. Ka thënë Arbër Bytyqi.

Por ky projekt ka ardhur si rezultat i një  përkushtimi institucional, I një komunikimi dhe lobimi permanent. Rëndësia e këtyre dy kyçjeve e ka koston  por kur kësaj I shtohen përfitimet e zonës industrial dhe asajë në Gurrëz ky investim arsyetohet.

“Normalisht në fazën në të cilën e kemi marrë ne nuk ka qenë aspak e lehtë pasi që për Ferizajn ka qenë e mjaftueshme, sipas Ministrisë së Infrastrukturës  dhe normave ndërkombëtare të autostradave ka qenë e mjaftueshme kyçja në  fshatin Bibaj dhe në Babush. Por për këtë i kemi skjaruar Ministrisë së    Infrastrukturës dhe zyrtarëve të saja se kyçja në fshatin Bibaj është e pamjaftueshme për qytetin e Ferizajt e aq më shumë se ajo kyçje është e ngushtë  dhe nuk i plotëson as kërkesat minimale të  kyçjes së qytetarëve dhe bizneseve në autostradë pasi që edhe si zonë e kyçjes është shumë e ngushtë. Gjithashtu për Ferizajn nuk e ka përfshi komplet qytetin me qasje direkte  në autostradë e kyçja në rrugën “Driton Islami” është shumë e rëndësishme dhe mundëson një qasje shumë më të lehtë se sa deri më tani. Pra do të kemi një kyçje direkt nga pjesa e qytetit. Kjo kyçje do të  ndihmoj edhe fshatrat për rreth të këtij lokaliteti” ka thënë Bytyqi.

Me këto dy kyçje të reja numri i kyçjeve në autostradën “Arbën Xhaferi”  shkon në katër. Tashmë funksionale janë kyçja në Bibaj dhe në Babush. Komuna e Ferizajt në vazhdimësi ka kërkuar më shumë qasje në këtë  autostradë gjë që siç po duket po arrihet me këto dy kyçje të reja, transmeto Televizioni Liria.     

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img