19,04,2024

Bunjaku “godet” Berishën

Must Read

Ende nuk dihet nëse Besart Berisha do të mundë ta ndihmojë Kosovën nga ndeshja e radhës ndaj Islandës, e cila do të luhet në mars të vitit 2017, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”.

Sipas “Perthnow.com.au”, sulmuesi i Melbourne Victory nuk do të mundë të pajiset me shtetësi të Australisë para tetorit të vitit të ardhshëm, që do të thotë se nuk do të mundë ta ndihmojë Kosovën.

Por, selektori i Kosovës, Albert Bunjaki deri më tani nuk ka asnjë informata rreth kësaj çështje. Ai pret që të informohet nga sulmuesi i Melbourne Victory.

“Unë presë nga Besarti që të më lajmëroj dhe të më tregoj rreth procedurave. Herën e fundit që kam biseduar më ka thënë se nga janari do të jetë gati për Kosovën”, ka deklaruar Bunjaki për Express.

Besart Berisha, i cili më herët ka luajtur edhe për Shqipërinë, ka marrë leje nga FIFA që të luajë për Kosovën. Por, sherri i shtetësi australiane, debutimi i Berishës me Kosovën mund të shtyhet.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img