18,04,2024

Bulliqi në parapërjashtim nga LDK-ja, Gecaj e quan plagjiator e uzurpues

Must Read
Bulliqi e Gecaj

Gecaj deklarimin e tij e fillon me një citat të deputetit Bulliqi i cili ka thënë se “unë kam qenë dhe jam LDK”.

Por ndaj tij, ka Gecaj i cili njihet për besnikëri ndaj kryetarit aktual të LDK-së, Isa Mustafa.

“Ky kështu mund të vazhdojë të jetë në një LDK imagjinare të sajuar në kokën e vet, por jo në LDK-në rugoviane që angazhohet, nuk dorëzohet dhe sfidohet pandalshëm.” shkruan Bajram Gecaj

Ai madje ka paralajmëruar Bulliqin se “në LDK janë dhe do të mbesin ata të cilët punojnë me konsekuence dhe përkushtim për partinë dhe për realizimin e objektivave dhe qëndrimeve partiake”.

“Jo  ata të cilët punën më të madhe dhe kryesoren e kanë zhvilluar mu në drejtim të kundërt. Ata të cilët, edhe pse u ishte dhënë privilegji të futeshin në listën e partisë dhe të zgjedhur nga elektorati i LDK-së, asnjëherë dhe me asnjë veprim nuk i dolën zot partisë së tyre”.

Më tej Gecaj vazhdon më ashpër me akuza ndaj Bulliqit.

“Po i njëjti Bulliq sipërfaqësor dhe me prirje për të gjetur vetëkënaqësi në qasjen individualiste, pavarësisht dëmeve që shkakton – akuzon liderin e LDK-së (sepse nuk po ma zë goja t’i them liderin e vet) se takimet e fundit po i bëka “për konsum të brendshëm”, shkruan gecaj i cili është edhe zëvëndësministër në MAPL, raporton lajmi.net.

“Ky me spekulim shkon edhe më tutje, por jo më thellë se është dimension që nuk mund ta arrin, duke deklaruar se ofrimi i fakteve nuk ka qenë detyrë e Kryeministrit por e Komisionit Shtetërorë”.

Sipas Gecajt, nëse këto kanë qenë punë të Komisionit Shtetërorë, pse atëherë e futi hundën në këtë mes njeriu të cilin profesori i tij, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, i nderuari Akademik Hivzi Islami, e akuzon për plagjiaturë dhe të papërgatitur, ndërsa komuna e Podujevës e akuzon për uzurpim të pronës shtetërore.

“Po të ishte profesionist sikurse pretendon, Bulliqi do ta përfundonte punën me prezantimin e fakteve, megjithatë ai vazhdon tutje me deklarime, akuza, sajesa dhe aktivitete kryekëput politike.”

Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ndërkohë lideri i LDK-së mbështet fuqishëm këtë marrëveshje./lajmi.net

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img