19,04,2024

Britania del haptazi kundër ndryshimit të kufijve, ministri flet në parlament

Must Read

Në një debat mbi Kosovën, sot në Parlamentin britanik ka folur 
Ministri Britanik për Evropë, Sir Alan Duncan.

Duncan foli për sfidat dhe përparësitë nëpër të cilat Kosova ka kaluar në këto 11 vjet, që kur u shpall shtet, përcjellë Indeksonline.

Ministri britanik ka thënë se “Arritja e marrëveshjes e bazuar në ndryshimin e kufijve, rrezikon stabilitetin në Kosovë-Serbi dhe rrezikon të vendos një precedent që mund të shfrytëzohet nga palët e treta në rajon dhe më tej.

Në anën tjetër ai e mirëpriti delegacionin shtetëror të Kosovës dhe theksoi se progresi në negociatat kërkon që të gjitha palët të “respektojnë të drejtën demokratike të Kosovës për të përcaktuar se si dhe nga kush, vendi është i përfaqësuar.”

Duke njohur mosmarrëveshjet aktuale ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë, Alan u bëri thirrje të dy palëve që të ulin tensionet dhe të kthehen në negociata. Ndërsa në lidhje me tarifën e vendosur nga Kosova ai theksoi se “me partnerët tanë ndërkombëtarë i kemi kërkuar qeverisë së Kosovës për të përcaktuar hapat që synon të marrë për pezullimin e tarifave dhe për të mundësuar një kthim në dialog.”/Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img