24,04,2024

Brenda natës krijohen deponi ilegale të mbeturinave në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” (Foto)

Must Read

Në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj gjatë natës së mbrëmshme është krijuar një deponi ilegale e mbeturinave, me çrast qytetarë të papërgjegjshëm kanë hudhur bërllok jashtë kontejnerit nëntokësor.

Përveç degradimit të ambientit, aty ka një kundërmbim të padurueshm thonë banorët përreth, me çrast zyrtarë të Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia”, kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë verifikuar gjendjen.

Udhëheqësi i operativës së kompanisë, tha se një gjendje e tillë ishte edhe para dy ditëve, por që pas intervenimit është sanuar gjendja dhe ishte kthyer në normalitet, gjatë natës mes të Hënës dhe të Martës. Për me keq, derisa gjithë këto mbeturina janë të shpërndara në hapësirën në nisje të parkut në atë pjesë të qytetit, kontejneri nëntokësor vazhdon të jetë i zbrazët, me hapësirë për të marrë spaku gjysmën e atyre mbeturinave.

Për të mos lejuar që një gjë e tillë të përsëritet kompania ka kërkuar edhe ndihmën e Inspotarit Komunal të Mjedisit, i cili autoritet do të duhej edhe të ndërmarre masa ndëshkues për keqbërësit.

Kompania “Pastërtia” ka apeluar tek qytetarët, e sidomos tek banorët përreth atij vendi, që me rastin e parë kur hasin në personat që hudhin mbeturina të tilla, të lajmrojnë Policinë e Kosovës, e cila edhe ka autorizim për të gjobitur ndotësit e mjedisit.

111122 222111 222333 3333222 12121212

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img