24,04,2024

Botohet historia e një shekulli “Antologjia e Futbollistëve Shqiptarë nga Kosova” Enver Halili

Must Read

Trajneri i njohur Enver Halili, pas një angazhimi shumë të madh ka arritur të botoj librin enciklopedik “Antologji e futbollistëve shqiptarë nga Kosova 1916-2016”.

Me mbi 720 faqe të këtij libri dhe gjithsej 919 biografi të futbolllistëve të ndryshëm shqiptar , gjyqtarëve, e punëtorëve sportiv që kanë lënë gjurmë në sportin më të popullarizuar në botë që nga viti i largët 1916, deri në vitin 2016.

Halili e ka ndarë këtë libër të tri periudha. Periudha e parë është ajo periudha Socializmit (1916-1989), periudha e sakrificës (1989-1999) dhe periudha lirisë (1999-2019).

Librin e kanë pasuruar edhe mbi 20 recenzione nga futbollistët dhe trajnerët e njohur të cilët edhe kanë dhënë vlerësimet më të mira për këtë punë jashtëzakonisht të madhe të Halilit.

” Ka qenë një punë e mundimshme por që ja ka vlejtur cdo minutë që i kam kushtuar. Kam pasur vështirësi sidomos në kontaktimin e disa lojtarëve e pa të cilët puna e bërë më dukej gjysmake” thotë Halili.

“Jam i knaqur me vlerësimin e bërë nga shumë futbollist e puntor sportiv, të cilët janë ndar të knaqur me librin” shton ai.

“Të shkruash për Legjendat si Faruk Domi, Luan Prekazin, Fisnik Ademin, Ajet Shosholli, Fadil Muriqi, Kujtim Shala, Adrian Koznikun, Hasin, Sahitin, Keqin,Agim Hasani, Arbnor Morina e deri te gjeneratat e reja si Cana, Xhaka, Shaqiri, Kosovare Asllani e të tjerët është nder por edhe përgjegjësi e madhe” thotë Halili.

“Të faleminderit për këtë dhuratë të madhe që na ke bërë, që të mos harrohen asnjëher futbollistët tanë” ka shkruar trajneri i mirënjohur dhe njëherit redaktor i librit Arbnor Morina.

Kurse gazetarja sportive Qëndresa Krelani ka shkruar:” Me këtë libër autori ka ringjallur dhe përjetësuar akterët e futbollit”.

Librin “Antologji e futbollistëve shqiptarë nga Kosova 1916-2016” mund ta gjeni në libraritë e Toena-Artina dhe gjithashtu mund të porositet online në adresën e autorit në facebook Enver D. Halili.

Autori Halili, falënderon nga zemra edhe të gjithë dashamirët e sportit në përgjithësi dhe futbollit në vecanti për përkrahjen financiare për botimin e këtij libri.

Ndryshe Halili është i angazhuar në Shkollën e Futbollit “Presingu” nga Vitia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img