26,04,2024

Bosnja, mes tensioneve. Sarajeva, e ndarë në dy kantone sipas etnive

Must Read

Qytetarët presin, kurse politika ngjan si pas armëpushimit. Edhe puna e shoferit nuk është pa probleme.

“Është e vështirë, por punojmë. Nuk mund të blesh gjithmonë gjërat që do, por kënaqemi me gjëra të lira. Milorad Dodik nuk e do Sarajevën. Presidenti i serbëve të Bosnjës, gati çdo muaj shpik nga një metodë për kërcënime. Së fundmi referendumin e ditës së Republikës”, tha Mirsa Hurem, taksist nga Sarajeva.

Ndërsa në Srebrenicë, vendin e masakrës së madhe, myslimanët janë humbës. Në pushtet vijnë edhe njëherë serbët. Festë dhe urrejtje.

Perëndimi ka bërë thirrje për pajtim politik, por nganjëherë duket e pamundur për këtë shtet të gjejë rrugën e saj nga 3 telekomanda. Dodik, megjithatë, preferon të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Qytetarët e një shteti në tension kanë hallet e tyre në vazhdimësi. Pavarësisht kombësisë, problemet janë të përbashkëta dhe jo shumë logjike.

Shoferi Mirsa, gati çdo ditë kalon murin ndarës midis dy kantoneve: Sarajevës ku jetojnë myslimanët, si dhe Sarajevës Lindore ku jetojnë serbët.

“Gjobat janë deri në 150 euro po kalove në pjesën tjetër, ndaj detyrohemi të heqim shenjën taksi. Ky është një shtet, e si i tillë do të duhej të punonim në të gjithë territorin. Por ky është një shtet me 300 ligje”, tha Mirsa Hurem.

Pas luftës së përgjakshme në vitet ’90, Bosnja në paqe gjeti ndarjen e thellë etnike. Një rrugë në dy kantone, gjë që nuk është diçka e mirë as për serbët e Sarajevës Lindore. Shoferi i vjetër nuk do të ikte nga Bosnja tani, por anën e ndritshme nuk e sheh pa ndaluar politika.

“Këtu kemi luftuar dhe kanë rënë viktima shumë njerëz. Kështu është krejtësisht e panevojshme”, tha më tej Mirsa Hurem.

Bosnjes i janë kthyer disa figura nga e shkuara, kurse e ardhmja në këtë rast vërtet mbetet të shihet.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img