18,04,2024

Bitcoin bie papritur, humb 10mld dollarë për një orë

Must Read

Bitcoin ka pësuar një shok, pasi humbi mijëra dollarë duke e rrëzuar çmimin e kriptovalutës nën 10,000 dollarë.

Kjo humbje do të thotë se bitcoin ka humbur më shumë se çerekun e vlerës së tij gjatë 7 ditëve të fundit, duke shënuar kështu fundin e rritjes së vazhdueshme që nisi në fillim të këtij viti, transmeton Gazeta Express.

Rënia e fundit e Bitcoin vjen pasi David Marcus, ekzekutiv në Facebook, u shfaq para një audience për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth planeve të gjigantit teknologjik për të lansuar kriptovalutën e vet të quajtur Libra.

Vlera e Bitcoin në MarketCap

Bitcoin humbi 1,000 dollarë vetëm brenda një ore menjëherë pas fjalëve të Marcus, duke zhdukur më shumë se 10 miliardë dollarë nga vlera e përgjithshme e kriptovalutës.

Çmimi aktual i Bitcoin është rreth 9,500 dollarë, që u rrit shumë prej fillimit të këtij viti, kur ishte nën 4,000 dollarë. Por, prapëseprapë, Bitcoin mbetet shumë larg rekordit prej 20,000 dollarë, të cilin e arriti në fund të 2017’ës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img