26,04,2024

Biden kryen betimin, edhe zyrtarisht bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Must Read

Joseph Biden është edhe zyrtarisht presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Biden, i cili në zgjedhjet e fundit në SHBA mposhti kundërkandidatin republikan, tashmë ish-presidentin e SHBA-ve, Donald Trump ka kryer betimin dhe nga sot do të ushtrojë detyrën e presidentit të SHBA-ve, shkruan lajmi.net.

Në ceremoninë e inaugirimit të tij janë prezentë shumë ish-presidentë e ish-zëvendëspresidentë të SHBA-ve, por mungon ish-presidenti Trump e në vend të tij, prezent është ish-zëvendëspresidenti Mike Pence.

SHBA-të kanë kaluar ditë të vështira javët e fundit për shkak të protestave të përkrahësve të Trump-it si pasojë e mospranimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Presidenti Biden është zotuar se do të rikuperojë siç shprehet ai dëmet e shkaktuara ndaj demokracisë me veprimet e fundit që kanë ndodhur atje. 


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img