29,03,2024

BIA në aksion për ta njollosur Kosovën

Must Read

Serbia krahas obstruksioneve të vazhdueshme në shumë fusha të ndryshme karshi Kosovës nuk rresht nga përpjekjet për të prezantuar Kosovën si një vend me potencial destabilizues edhe nga aspekti i sigurisë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në vazhdën  e këtyre përpjekjeve shërbimi sekret serb BIA i instruktuar nga shërbimet sekrete ruse të cilat operojnë në Serbi, ka organizuar një forum në Beograd në të cilin nesër do të marrin pjesë të gjithë drejtorët e shërbimeve të inteligjencës nga shtetet e ish Jugosllavisë.

Edhe në këtë rast, sipas burimeve të Indeksonline, Serbia do të mundohet që të paraqes Kosovën dhe institucionet e saja jo profesionale, të dështuara  dhe të brishta në shumë fusha të sigurisë, e me theks të veçantë në luftën kundër terrorizmit.

Fatmirësisht institucionet e sigurisë së Kosovës dhe ato të drejtësisë kanë dhënë shembullin më të mirë në tërë rajonin duke zhvilluar operacione të suksesshme të cilat kanë rezultuar me parandalimin e akteve terroriste por edhe arrestimin e të gjithë atyre që janë dyshuar për aktivitete të tilla, duke përfshirë edhe trajtimin e luftëtarëve të huaj.

Kosova dhe institucionet e saja janë pjesë e aleancës në luftën kundër terrorizmit, dhe kontributi i dhënë i institucioneve relevante të Kosovës çmohet dhe vlerësohet shumë lartë nga mekanizmat kyc që sot luajnë rolin kryesor në sigurinë globale.

Orientimi pro evropian i popullit të Kosovës, efikasiteti dhe profesionalizmi i institucioneve kompetente janë garanca dhe  shembulli më i mirë se Kosova është një vend i sigurt, stabil dhe me perspektive të qartë.

Shërbimi inteligjent serb ‘BIA’ edhe pse ka ndërruar emrin, nuk ka ndërruar metodat e punës, metoda të cilat nuk përkojnë me shërbimet inteligjente të shteteve demokratike.

Edhe pse BIA mundohet të paraqitet se ka bashkëpunim me shërbime inteligjente perëndimore, bashkëpunimin kryesor e ka me shërbimet inteligjente ruse.

Lajmi i fundit në mediat serbe për dërgimin në Serbi të njeriut misterioz të presidentit Putin e dokumentojnë këtë synim të BIA.

Se Serbia është bazë e shërbimeve ruse dëshmon edhe hapja në Nish e ‘Qendrës humanitare Ruso-Serbe’, qendër e cila rolin primar e ka spiunazhin.

Shërbimet ruso-serbe kishin rol aktiv në tentimin për grushtshtet në Malin e Zi dhe Maqedoni, me qëllim që të pengonin anëtarësimin e këtyre dy shteteve ballkanike në NATO. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt diskuton për raportin e punës për vitin 2023

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizaj e kryesuar nga kryesuesi Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img