Lajme

Bestytnia te kosovarët (VIDEO)


Publikuar më:


burdushi

Halli i saj sipas familjarëve, ishte i madh. Ajo ishte pushtuar nga djalli dhe madje i kishte sulmuar fizikisht anëtarët e familjes.

Pak ujë, një prekje dhe një ritual me zjarr, bëri që ajo u kthye në veti.

Ky ishte veç një rast i këtij lloji, tjetrën e sollën të lidhur me litar makinash.

Të njëjtët gjëra që iu bënë të parës vajzë iu bënë edhe te dytës e edhe tek kjo sikur funksionoi.

E tjetra që erdhi sipas kësaj videoje u këndell nga ajo që i ofroi Hysrni Peqani -Burdushi.

Në fakt këto sipas tij janë vetëm disa raste që i besuan Burdushit, pasi këtu vijnë qifte, të sëmurë, të pakënaqur me mundësitë financiare e të tjerë.

E vetëm çifte janë mbi 6000 që kanë vizituar këtë vend, me qëllim bashkimin e që t’u shkojë mbarë lidhja.

Me disa nga personat që kanë qenë tek kjo ordinancë,  Klan Kosova ka provuar që të flasë, por të njëjtit nuk kanë dashur që të dalin para kamerës.

 

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=SWkkb71zWUA?feature=oembed]

 

Comments
To Top