29,03,2024

Besnik Berisha: Akuza të pabaza nga opozita, marrëveshja me Caritas Kosova avancon shërbimet shëndetësore dhe sociale në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.01.11.2018. Me shkas nga mbledhja e djeshme e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, ku u drejtuan disa akuza në drejtim të drejtorit aktual të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha, ky i fundit, paraditen e sotme mbajti një konferencë për media. Në këtë konferencë me gazetarë, drejtori Berisha sqaroi opinionin publik lidhur me akuzat e ish-drejtorit të shëndetësisë, tani asambleistit të LDK-së, Burim Karameta i cili në seancën e djeshme të Kuvendit të Komunës tha se po dëmtohet pasuria publike, duke aluduar në aksidentimin e para disa ditëve të veturës zyrtare me të cilën po udhëtonte drejtori i Shëndetësisë, Besnik Berisha dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të QKMF-së, Asllan Bajrami në një trajnim tre ditor.
Drejtori Berisha tha se akuzat e tilla janë të pabaza, duke rrëzuar pohimet e pjesëtarit të opozitës, të faktuara edhe me raportin e policisë për aksidentin, pjesëmarrësit në aksident si dhe shkallën e dëmtimit të veturës zyrtare.
Po kështu, në këtë konferencë për media, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha dha sqarime edhe lidhur me marrëveshjen e Komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosova që është pikë e rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit të Komunës, duke e quajtur një marrëveshje të rëndësishme për avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale në nivel lokal.
Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë të konferencës për media.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img