18,04,2024

Besim Ugzmajli në realizim të filmit më të ri “M’fal”

Must Read

“Filmi është shkruar brenda këtij viti dhe do të realizohet me vetëfinancim. Tema ka të bëjë me aktualitetin tonë dhe është mjaftë temë e ndërlikuar, por që, në procesin e të shkruarit dhe të realizuarit të filmit, çdo gjë ka shkuar siç duhet”, tha fillimisht për KultPlus, regjisori Besim Ugzmajli.

Sarandë Selimi
“M’fal”, është filmi më i ri i metrazhit të shkurtër që vjen me skenar dhe regji të Besim Ugzmajlit. Ky film flet për një dramë familjare, përkatësisht raportet delikate në mes dy vëllezërve dhe gruas së njërit nga ta si dhe nënës së tyre. Në një rrëfim për KultPlus, në pika të shkurta Ugzmajli tregoi për filmin dhe realizimin e tij në përgjithësi.

“Filmi është shkruar brenda këtij viti dhe do të realizohet me vetëfinancim. Tema ka të bëjë me aktualitetin tonë dhe është mjaftë temë e ndërlikuar, por që, në procesin e të shkruarit dhe të realizuarit të filmit, çdo gjë ka shkuar siç duhet”, tha fillimisht për KultPlus, regjisori Besim Ugzmajli.

Në kastën e aktorëve të këtij filmi bëjnë pjesë Agron Shala, Semira Latifi, Kushtrim Asllani, Igballe Qena, Ekrem Sopi, Sherif Bega, Orik Berani dhe Adrian Obertinca.

“E gjithë ekipi ka pas një energji jashtëzakonisht të madhe dhe të mirë, për të cilët jam shumë falënderues. Gjithashtu më vjen mirë që ka shumë artist që mendojnë të bëjnë punën e tyre me shumë pasion, edhe në rastet kur filmi realizohet pa ndonjë mbështetje financiare”, tha tutje Ugzmajli i cili vazhdoi të thotë se kjo ekip me të lexuar skenarin menjëherë kanë pranuar rolet e tyre, dhe sipas tij, angazhimi i këtyre aktorëve ka qenë mjaft serioz.

“M’fal”, është xhiruar në Prishtinë dhe Ferizaj, ndërsa filmi do të përfundoj i tëri brenda vitit për tu distribuuar në vitin që do vjen./KultPlus.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img