26,04,2024

Berisha:Procesi i Demarkacionit të shpallet i pavlefshëm sepse do të sjellë destabilizim të vendit

Must Read

ali-berisha-peje

Sekretari organizativ i AAK-së, Ali Berisha, i ka bërë thirrje Qeverisë të reflektojë dhe ta marrë seriozisht kundërshtimin e demarkacionit nga qytetarët, ekspertët dhe opozita.

Ai ka thënë se ky proces duhet të shpallët i pavlefshëm pasi, sipas tij, do të sjellë destabilizim të vendit nëse kuvendi aprovon versionin aktual të demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ish-kryetari i komunës së Pejës ka bërë me dije se opozita është e bashkuar dhe do ta vazhdojë kundërshtimin me protesta. Ai ka thënë se zgjidhja më e mirë e këtij problemi është krijimi i një komisioni të ri, i cili do ta verifikonte dhe ta legjitimonte kufirin aty ku ka qenë gjithmonë, në mes të Kosovës dhe Malit ë Zi. “Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet ta votojnë këtë version të demarkacionit me Malin e Zi”, është shprehur Berisha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img