Editorial

BËJA GRUAS ÇDO DITË 8 MARS


Publikuar më:


Alma Bajrami, gazetare

Sa e dhimbshme më duket kur shoh gra që kënaqen me një ditë të vetme 8 Marsin,e në fakt ata meritojnë të trajtohen mirë dhe të vlersohen çdo ditë.

Ne si gra duhet të mos ndalemi asnjëherë për të treguar se ne nuk duhet të dallohemi për faktin që i  përkasim gjinisë femëore.

Duhet ta mbrojmë njëra-tjetrën, të flasim dhe mos të heshtim kur kemi diçka për të thënë dhe t’i tregojmë  burrave se duke respektur një grua nuk i humb “burrnia”.

Kur jemi te profesionet as këto nuk ndahen në gjini, nëse një grua mund ti’a dalë duke qenë një amvise e mirë, të  kujdeset për familjen, të punoj një punë prej 8 orësh, e pse atëherë qenka “marre” burri t’i ndihmoj gruas rreth punëve të shtëpisë.

Jo nuk është marre kjo është dashni, sepse edhe t’i “burrë” do të doje që nesër burri vajzes tëndw t’i ndihmoj asaj apo jo?

Mos harro e nderuar “gjinina mashkullore” duke respektuar një grua, respekton nënën tënde, motrën, vajzën, mbesën!

Uroj qe 8 Marsi të zbehet si ditë urimesh por  duke u përmbushur me çdo ditë tjetër me shumë dashuri për krijesën e dashur “Grua”.

Mos harro TI VLEN

To Top