19,04,2024

Bëhen homazhe në 22 vjetorin e rënies së Hajriz Muhadinit dhe Elhami Hasanit

Must Read

Në Varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj në 22 vjetorin e rënies u bënë homazhe për dëshmorët Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani.

Bashkëluftëtarët i kujtuan Hajrizin dhe Elhamiun si dy luftëtarë që e deshën shumë lirinë për çka edhe e sakrifikuan jetën.

“Sot përkujtojmë dy dëshmorët e kombit Hajriz Muhadinin dhe Elhami Hasanin të cilët ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë, për të shijuar lirinë që e gëzojmë sot. Këta dy dëshmorë ranë që ne sot me fëmijët tanë të gëzojmë lirinë, të jemi të lirë, të shijojmë këtë dritë dielli. Në emër të OVL së UÇK-së në Ferizaj ftoj familjarët të qëndrojnë, të kenë dinjitetin sepse fëmijët e tyre ranë dëshmorë, por ata ranë për të mos vdekur kurrë, që ne t’i kujtojmë në liri. Unë me shumë shokë me Hajrizin nuk ka pasur pesë minuta që jemi nda. Elhamia ka qenë pak më larg, ndërsa Hajrizi ka qenë më afër, çdo luftëtar i rënë na ka marrë një pjesë të trupit, të gjithë bashkëluftëtarëve. Ne sot jemi falë tyre këtu, por dhimbja nuk do të harrohet kurrë”, thotë Luhan Jahiri, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Ferizaj.

Bashkëluftëtari i Hajriz Muhadinit,  Nexhat Shahini, tregoi se Hajrizi ra gjatë granatimeve të forcave serbe dhe se ai do të kujtohet si punëtor i zellshëm në shërbim të lirisë së Kosovës.

“Sa i përket momenteve të fundit si sot e mbajë në mend. 22 vjet më parë kishte filluar ofenzivë e ashpër e forcave serbe në drejtim të pozicioneve të UÇK-së. Atë ditë Hajrizi ishte në rradhët e UÇK-së dhe fati e deshi që të binte në altarin e lirisë për ta kujtuar me mall e dashuri. Nuk është bërë aq sa duhet për idealet dhe për ëndrrat që kishin dëshmorët, mbetet edhe shumë punë për t’u bërë pasi që shumë pak është bërë në këtë drejtim. Dëshmorët kishin ëndrra të mëdha, invalidët kishin ëndrra të mëdha, çlirimtarët kishin ëndrra të mëdha, sot nuk i kanë të realizuara ashtu siç i kishin ëndrrat e tyre. Pres nga institucionet të bëhet më shumë në drejtim të dëshmorëve dhe familjarëve të tyre, sepse janë në një gjendje mëshire dhe pa përkujdesje të mirëfilltë institucionale”, thotë Shahini për Tv Tema.

Dëshmorët Elhami Hasani dhe Hajriz Muhadini ranë më 10 maj 1999 gjatë ofenzivës së forcave serbe në Mollopolc të Komunës së Shtimes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img