23,04,2024

Befasi, Mourinho jo te United por te ky klub i madh evropian (Foto)

Must Read

jose-m

Jose Mourinho duket se mund të nënshkruajë me Paris Saint-Germain, në vend të Manchester Unitedit.

Që prej kur u shkarkua nga Chelsea, Jose Mourinho vazhdimisht është lidhur me një kalim në Manchester United, ndërsa së fundmi janë rritur edhe zërat se klubi është shumë pranë nënshkrimit me 53-vjeçarin

Por, mësohet se për Mourinhon tani interesim ka shprehur klubi francez PSG, përcjell Gazeta Blic nga “Sky Sports News HQ”

Raportohet se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka kontaktuar me Mourinhon përmes agjentit të këtij të fundit, Jorge Mendes, menjëherë pasi PSG u eliminua nga Manchester City në Ligën e Kampionëve.

Krerët e PSG-së nuk janë aspak të kënaqur me mungesën e progresit në Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Laurent Blanc, andaj besohet se ky do të jetë edicioni i fundit i francezit me klubin parisien.

“Sky Sports News HQ” mëson se Mourinho dëshiron të pres deri në fundin e sezonit dhe të monitorojë zhvillimet në Manchester United, por thuhet se portugezi e konsideron PSG-në si zgjidhje të mundshme për t’iu kthyer menaxhimit. /Gazeta Blic/

mou-psg

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img