20,04,2024

BE-ja kërcënon SHBA-të dhe Kanadanë me vendosje vizash

Must Read

Pasaporta-620x387

Në takimin e ardhshëm të Këshillit të Komisionerëve, i parashikuar për t’u zhvilluar të martën në Strasburg, pritet që Komisioni Evropian të diskutojë mungesën e reciprocitetit për regjimin e liberalizimit të vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja ndaj pesë vendeve evropiane.

Pritet gjithashtu që si kundërmasë, Bashkimi Evropian të ushtrojë presion ndaj Uashingtonit dhe Otavës duke kërkuar vizë hyrjeje për në union për qytetarët amerikanë dhe kanadezë.

Kjo çështje, e ngritur nga gazeta amerikane “New York Times”, u konfirmua nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, e cila saktësoi se më 12 prill skadon afati njëvjeçar i parashikuar për hyrjen në fuqi të direktivës evropiane për reciprocitretin e vizave, sipas së cilës nuk mund të ketë dallim në trajtimin e qytetarëve të BE-së për udhëtimet e tyre pa viza drejt SHBA-ve dhe Kanadasë.

Aktualisht, Uashingtoni dhe Otava kërkojnë ende viza për qytetarët bullgarë, rumunë, qipriotë, kroatë dhe polakë për të vizituar Amerikën dhe Kanadanë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img