16,04,2024

BATERITË E VJETRA

Must Read

Nga Gazmend Badivuku

Është i njohur fakti se pajisjet e ndryshme shtëpiake dhe veglave ndihmëse kanë mundësinë e punës alternative, me bateri.

Ato gjenden pothuajse në shumicën e pajisjeve si në ; orët e dorës, telefonët, ipadët, tranzistorët, në tharsen e flokëve, peshoreve në kuzhina, tv dhe telepilotëve të ndryshëm, lodrave të fëmijve, bicikletave, motoçikletave, veturave, etj.

-Çka me bateritë e shpenzuar ?

Qytetari i zakonshëm të njejtat mund ti hedh në shportën e mbeturinave nëse i ka afër, aty ku mungojnë kontejnerët ato hudhën në vende ilegale pranë ndonjë kthese, lumi ose kudo ku nuk vërehet nga qytetarët tjerë.

 Ditëve të fundit kompetentët morrën ca vendime për denimet eventuale n’rraste se ‘kapen’ ndotësit e ambientit të njeriut duke filluar nga mbetjet e cigareve deri në hudhjen e mbeturinave dhe gjësendeve jasht vendeve të caktuara, kontejnerëve.

-A mjafton me kaq mbrojtja e ambientit të njeriut ?

Egzistojnë numër i madh i mbeturinave të cilat hudhen çdo ditë në ambientet tona edhe ashtu të ndotura dhe shtojnë rezikun për shëndetin e njeriut.

Shtetet e konsoliduar me ligje kujdesen për mbrojtjen e ambientit, duke sugjeru që aty ku shiten bateritë aty të grumbullohen bateritë e vjetër dhe të dërgohen në reciklim.

 Njejt vlen edhe për materiet e ndryshme që konsiderohen të rezikshme si; gomat e transportuesve të ndyshme, bateritë (akumulatorët) e veturave, autobusëve, vajrat e vjetra të transportuesve (të djegur), materialet e azbestit etj.

Ambienti i njeriut mbrohet me një varg mekanizma duke filluar me infrastruktur ligjore, me vetëdijësim të popullatës, angazhim të ekipeve ekologjike, OJQ-ve, dhe veprim të ligjit.

 Kujdesu për natyrën, ajo mundëson të ardhmën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img