26,04,2024

Bastoret po mbyllen. A do të mbyllen edhe bankat? Edhe gjatë plaçkijes së tyre pati viktima!

Must Read

Pas dy rasteve të fundit , ku gjatë plaçkitjes  ranë dy vitkima, u mobilizuan  të gjithë dhe  u mbajt edhe mbledhje e jashtëzakonshme e Parlamentit të Kosovës.

Dhe për qudi temë diskutimi dhe fajtor kryesor ishte ekzistimi i bastoreve.

Këto bastore nuk u hapën javën e kaluar por ekzistojnë me vite.

Është tjetër temë a do të duhej të punonin apo jo.

Por duhet të jesh shumë shkurtëpamës dhe të thuash se ato morrën jetët e qytetarëve.

 Ata që u morën jetën këtyre  viktimave të cilët po punonin si punëtor për të siguruar ekzistencën e familjeve (nuk ishin pronarët),  ishin  kriminelët të cilët shkuan të plaçkisin këto bastore.

 Dhe për çudi askush nuk e ngriti zërin për orientimin e aksionit në rritjen e sigurisë në biznese por mezi u prit që të dalin e të lavdohen se votuan për mbylljen e tyre.

Por tani a duhet të mbyllen edhe Bankat të cilat u plaçkitën në mesditë si të ishim  në filmat “western” .

 Është shumë i freskët  edhe rasti humbjes  së jetës së policit i cili ishte viktimë e këtyre plaçkitësve.

Apo ndoshta duhet të mbyllen edhe Artaritë, se edhe ato ishin objekte sulmi  nga këta kriminel ku për fat kaluan vetëm me plagosje.

Dhe ndodhi “EUREKA”

Ndodhi ajo që do të duhej të ishte opcioni i fundit.

Në vend se Parlamenti të merrej me hartimin e ligjeve që kriminelët të trajtoheshin sipas veprës e jo të liroheshin  nga prokurorët ende pa e kryer policët orarin e punës, vrapuan kush do të jet më i zëshmi  dhe  shkaktarin ta shndërrojë në pasojë.

Në vend se deputetët të kërkonin apo të bënin një rezolutë për rritjen e sigurisë së qytetarëve  shtyhen se cili i pari do të postojë në rrjetët sociale se ishin për të mirën e popullit.

Por  lojrat e fatit nuk u morën jetën qytetarëve. Ata aty mund të humbin paratë, por jetën e humbën  nga  kriminelët  të cilët siç duket as nuk mërziten për shtetin.  

Menjëherë  pas dy rasteve të fundit  u bë garë se cili i do të marr bajrakun se  “është për të mirën e qytetarëve” dhe të kërkoj mbylljen e bastoreve.

Dhe çka pas kësaj?

A janë qytetarët të sigurt se mund të shkojnë në Bankë apo  në markete dhe të mos u ndodhë të jenë viktima të “maskave”   pët të cilët  nuk u kërkua asgjë në Parlament që të merren masa.

Ndoshta mbyllja e lojrave të fatit  do të “marr me vete edhe plaçkitësit” dhe qytetarët më në fund do të jetojnë të qetë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img