Ferizaj

Basri Shabani në krye të Policisë në Ferizaj, degradohet në pozitë Emin Beqiri


Publikuar më:


Basri Shabani është drejtuesi i ri i Policisë Rajonale në Ferizaj.KALLXO.com mëson se Shabani gjatë ditës se sotme ka pranuar vendimin për t’u bërë drejtor i Policisë në Ferizaj.Të njëjtat burime thonë se ish-drejtori Emin Beqiri do të degradohet në pozitë.

Ende nuk janë bërë të qarta arsyet se pse po bëhen degradime të tilla.KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, por i njëjti nuk është përgjigjur.KALLXO.com raportoi për degradimin në pozitë të Shaban Gudës, i cili deri sot drejtoi Departamentin Kufitar ndërsa i njëjti do të pozicionohet si këshilltar në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë.

To Top