26,04,2024

Bashkimi Evropian dhuron donacion, pajisje gjinekologjike, në rajonin e Dukagjinit

Must Read

Sot, pajisje të reja për mbrojtjen e shëndetit riprodhues u prezantuan dhe u dorëzuan zyrtarisht në rajonin e Duakgjinit. Këto pajisje u dhuruan për qendrat shëndetësore të Spitalit Rajonal të Pejës dhe Gjakovës si dhe për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan në kuadër të projektit CARES, i cili po zbatohet në Kosovë nga ECMI Kosova i financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit të bashkëpunimit Mali i Zi – Kosovë 2014 – 2020. Vlera totale e pajisjeve të blera është 45,676.90 EUR, shumë kjo e cila përbëhet nga dy pajisje ultratinguj, kolposkopë, CTG, sterilizues dhe grupe instrumentesh dhe kimikate për provat PAPA.

Drejtorët e qendrave të shëndetit me fjalët e tyre në këtë rast, falënderuan ECMI Kosovën dhe Bashkimin Evropian për këto pajisje por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë në të kaluarën. Ata theksuan se këto qendra që nga themelimi i tyre kanë shënuar shumë suksese, dhe se gjithmonë janë në shërbim të qytetarit. Për më tepër, përfaqësuesit e qendrave të shëndetit u shprehën se janë shumë të kënaqur me këtë donacion dhe se pajisjet të cilat i kanë pranuar nuk i kanë pasur.

Ndërsa, përfaqësues nga ECMI Kosova thanë se për përzgjedhjen e qendrave fituese janë mbajtur takime të shumta me drejtorët dhe gjinekologët e këtij rajoni për të parë nga afër se cilat ishin nevojat e secilës qendër.

Në përurimin e këtyre pajisjeve poashtu u tha që tash e tutje secila qendër do të ketë mundësinë të kryejë kontrolla të detajuara gjinekologjike dhe poashtu përfituesit më të mëdhenj të këtij donacioni janë vajzat e reja dhe gratë në këtë rajon.

Poashtu, u tha që këto qendra kanë akoma nevojë për mbështetje sidomos nga niveli qendrorë për përmirësimin e kushteve, qasjes dhe infrastrukturës mjekësore në sektorin e shëndetit riprodhues.

ECMI Kosova një organizatë jo-qeveritare në kuadër të projektit “Aktivitetet Ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues” bëri shpërndarjen dhe përurimi i disa pajisjeve gjinekologjike për rajonin e Dukagjinit

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img