26,04,2024

Bashkim Fazliu: MikMik-u të cilin e keni pritur gjatë – Inovacioni im botëror

Must Read
Bashkim Fazliu- Migjeni në  ditën e festës së Flamurit ka bërë publike zbulimet e tij.
Përmes fotove ai ka bërë publike të gjitha inovacionet e tij në fushën e teknologjisë të cilat tani më janë konkretizuar.
Ka kohë që më ka munduar jo vetëm mua, por njerëz të shumtë i mundon problemi i energjisë. Bilez për këtë gjë kisha shkruar edhe në librin tim tashmë të mirënjohur “INOVACIONET: Rruga e vetme drejt suksesit”. Dhe kur ke ide të ndryshme në kokë ato nuk pushojnë së rreshturi derisa të dalin në dritë, të implementohen. Një nga këto ide të themi të çmendura,  kisha kohë që e sillja ndër mend dhe miqtë e mi të afërm e dinë me vite: pse t’mos e mbushi baterinë e telefonit tim nga telefoni yt apo anasjelltas? Pse t’mos më dërgosh energjinë e telefonit tënd apo nga unë tek ti? Pse pra t’mos mund t’i vish në ndihmë mikut, duke ia mbushur baterinë e zbrazur kur ti e ke të mbushur? Bile kur shihja shpesh disa telefona me kapacitet më të madh të baterive veq bëja wow ;). Por koha që harxhoja me gjëra tjera të kota, bënte që shpesh të dilja jashtë kësaj ideje derisa erdhi një kohë e pushimit pasdite, kur arrita që bile pak të ulesha. Dhe ashtu sikur Tesla që i kishte ndërtuar të gjitha paisjet e tij së pari në kokë, unë t’imen kisha kohë që e kisha ndërtuar e sendërtuar. Dhe arrita realizimin. Ishte Eureka momenti. Pas kësaj përherë për një inovator vjen sfida më e madhe: komercializimi – prodhimi në masë dhe futja në treg. Kisha ëndërruar moti kohë të kisha një inovacion botëror. Për këtë arsye iu përvesha punës dhe brenda një kohe të shkurtër dhe me sakrifica të mëdha (të cilat do t’mund t’i gjeni në librin tim të ardhshëm “Ditari i Inovatorit” të cilin jam ende në shkrim e sipër) arrita që ta dizajnoj për treg, ta përpunoj, ta prodhoj, ta paketoj në një dizajn e dukje perfekte dhe të marr iniciativa tjera të nevojshme për ta plasuar në treg botëror si certifikimet (CE, FCC, RoHS) dhe aktivitetet për mbrojtjen – patentimet. Realisht isha habitur  dhe jam ende i habitur se si një produkt i tillë shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm për secilin përdorues telefoni, tableti e elektronikë tjetër, nuk është në treg askund në botë. Bile as në tregun kinez. Futuni në cilëndo shitore edhe me më renome dhe nuk do ta gjeni. Kuptohet deri tani ;)…
Dhe megjithëse ka koxha kohë që jemi duke e mbajtur sekret dhe ka interesim shumë të madh, vendosa ta bëj publike,  porse jo dosido por sikur si edhe në projektet tjera, ta bëja në një ditë të rëndësishme dhe me kuptim. Dhe kësaj here në ditën më të rëndësishme për çdo shqiptar të vërtetë kudo në botë në “28 Nëntorin” e shumëfishtë: 28 Nëntorin e Skënderbeut, Isa Boletinit e Ismail Qemalit, UÇK-së e Adem Jasharit, dua që ta ndaj këtë gëzim e sukses me gjithë juve, duke besuar se jam duke u dhënë urimin më të madh të mundshëm juve bashkëkombasve të mi, por në këtë rast edhe gjithë botës pa dallim.
Inovacioni im që tashmë që një kohë është i përgatitur plotësisht për treg, ka të bëjë pra me një kabllo në formë të byzylykut, e dizajnuar në mënyrë perfekte dhe me një markë e logo perfekte, e cila mundëson mbushjen nga një telefon drejt të gjitha pajisjeve tjera elektronike si telefona, tableta, elektronikë të përditshme etj. Modelet e parë që janë në formë bylyzyku janë dizajnuar në atë mënyrë që të ndërlidhen të dy anët dhe të rrinë shtrirë mbi dorë, ku bashkë edhe me ngjyrat e ndryshme dhe kombinimin e logos MikMik i japin dallueshmëri, estetikë dhe funksionalitet edhe më të madh. Kësisoj kemi një portofolio fillestare prej 21 PRODUKTEVE shumë praktike, në kombinime 7 ngjyrëshe për secilën shije të konsumatorëve siç mund t’i shihni në fotot e bashkangjitura.
Emri i këtij Inovacioni është MikMik apo mik2mik, një fjalë që ka kuptim në gjuhën shqipe “miku-mikut” apo “miku për mikun“. Kam dashtë këtë produkt ta emërtoj me fjalë që krahas emrit atraktiv për treg të ketë kuptim edhe në gjuhën e krijuesit – gjuhën time –  gjuhën shqipe. Ne gjatë punës i jemi referuar MikMik apo projekti MikMik, duke ditur se për çfarë bëhet fjalë.
Unë parashikoj se shumë shpejt, të gjithë përdoruesit në botë do ta kenë me vete MikMik-un ose nga unë ose nga kushdo tjetër, por me siguri se do ta kenë, pasi është shpikje mjaft e nevojshme dhe atraktive, e lehtë për t’u përdorur dhe për t’u bartur me vete. Shumë shpejt, njerëzit kur të mbesin pa bateri do të drejtohen kah miku apo familjari i tij, apo ndoshta edhe tek ndonjë i panjohur, por tek i cili do ta shohin se e ka me vete kabllon MikMik apo se ka bateri në telefon. Pyetja a ke MikMik do të bëhet pyetje e zakonshme. Imagjinoni se me këtë kabllo ju  do të mund të shpëtoni veten tuaj, mikun tuaj, do t’mund t’i shpëtoni punën, biznesin, lidhjet, mbase edhe dashurinë e shumëçka tjetër të rëndësishme. Tashmë problemi i mungesës së baterisë është zgjidhur – mjafton të keni MikMik-un dhe një mik tuajin me telefon të mbushur ;).
Moton kabllos më inovative në botë MikMik-ut e kam ideuar të jetë: “You’ll never be alone” – “Ju asnjëherë nuk do të jeni vetëm”  dhe ju tashmë keni arritur ta kuptoni përse :D. Ndërsa logoja përfshin emrin “mik mik” dhe shenjën time dalluese të cilën opinioni ynë e ka të njohur – skicimi i dritës me shenjën “m” (Migjeni) si simbolikë e idesë, kreativitetit dhe inovacionit, të cilën e kam edhe në librin tim.
Tash nga kjo datë e ekspozimit do ta hedhim në treg kudo në botë, pasi siç u kam thënë moti kohë – e kam një produkt që nuk ekziston në treg dhe që e ha tregu! Tash besoj jeni bindur!
Shitja nga kompania ime ” BFM ” SH.P.K. do të shkojë përmes bizneseve me shumicë të cilët nga sot mund të fillojnë porositë për ta plasuar për të gjithë konsumatorët kahdo, pasi tashmë e kemi ekspozuar publikisht! Edhe partnerët e mi në shtete të ndryshme do ta fillojnë ekspozimin!
Ky është vetëm fillimi, ndërsa në mendjen time kam ende ide të tjera qo do ta revolucionarizojnë jetën e njerëzve në botë. Por më vonë ;). Njëherë ta shijojmë jetën me MikMik.
Më lejoni që të shfrytëzoj këtë rast për të përshëndetur veçanërisht prindërit e mi, Arifen dhe Ademin, bashkudhëtaren e jetës time Mimozën (Mimi) dhe dritat e syve të mi Joni, Atlantida dhe Albania, me të cilët  festojmë edhe fejesën tonë çdo 28 Nëntor! Përshëndes gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët e mi kudo në botë dhe nga të gjitha kombet!
Urime gjithë shqiptarëve të vërtetë 28 Nëntori i Shenjtë!
Urime kablloja më inovative në botë – MikMik!
#mikmik #mik2mik
mik2mik.com
Bashkim Fazliu Migjeni, Autor dhe Inovator
28 Nëntor 2016
Ferizaj, Kosovë
Albania
mikmik_f1
mikmik__f6_21llojetmikmik_f2 mikmik_f4 mikmik_f5 mikmik_f7_21llojet mikmik_f8 mikmik_pako_para mikmik_pako_prapa
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img