25,04,2024

Basha: Rama në veri të vendit, jo për të dëgjuar njerëzit me halle

Must Read
Lulzim Basha

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Basha tha se kryeministri të cilit po i sosin ditët e mandatit, nuk ka shkuar në Tamarë, Malësi të Madhe , Vaun e Dejës, Pukë etj për t’i dëgjuar njerëzit me halle, pasi sipas Bashës, zgjedhja e tij janë trafikantët dhe banditët.

Por kreu i PD  theksoi se Kryeministri ka shkuar atje për shfaqje.

“Tani që ditët e mandatit po i sosin Edi Rama u nis për Vermosh, Tamare, Malësi të Madhe, Vaun e Dejës, Pukë etj.Nuk është aty për të dëgjuar, është për shfaqje. Nuk është aty për qytetarët, njerëzit me halle, se zgjedhja e tij janë trafikantët, banditët. Me ta është rreshtuar qëkur erdhi në pushtet, me ta po e mbyll mandatin.Nuk është aty për bilanc. Asnjë investim publik, asnjë metër rrugë, asnjë shkolle e re, asnjë vend pune në 3 vjet.

Asnjë bilanc nuk tregon para qytetarëve të cilët ia plasën në fytyrë këtë realitet të dhimbshëm.Kush ngre zërin për faturat e kripura, për varfërinë, për papunësinë, për arsimin apo shëndetësinë, i ndërpritet fjala: “pusho se jemi në televizion”.Harbutëria e tij nuk ka kufi.

U thotë të papunëve, të skamurve, “merrni kredi”. Po për çfarë, që të blejnë farë kanabisi, të mbjellin drogë, të bëhen bujqit e kooperativës së tij të madhe narkotike.Prandaj ka shkuar, për të vetmen gjë që ka bërë, kultivimin e kanabisit, kthimin e kodrave, arave dhe maleve të Shqipërise në hambar hashashi.Bujtës i Mark dhe Arben Frrokut u shfaq dhe sot, duke sfiduar hapur çdo punonjës policie që përballet me krimin dhe qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Asnjë kumbar nuk e ka nënshtruar dot një shoqëri të tërë. Dhe shqiptarët nuk do ta lejojnë, por do bashkohen nën thirrjen për ta shpëtuar vendin nga karteli i drogës. Ne kemi zgjedhur qytetarët, punën e ndershme, sigurinë dhe të ardhmen pa kanabis.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img