25,04,2024

Basha ‘bashkohet’ me Metën: Rama flet për rrezikon euro-amerikan

Must Read

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, në dy reagime të ndara për reformën në drejtësi, u bashkuan në idenë që reforma të mos shërbejë për politikë dite.

“Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, pasi u njoh me draftin e propozimit Hibrid për implementimin e Rekomandimit 88 të Opinionit Final të Komisionit të Venecias, shpreh vlerësimin e tij për përpjekjet e ndërmarra për finalizimin me sukses të Reformës në Drejtësi.

Kryetari i Kuvendit vlerëson se palët janë shumë pranë arritjes së kompromisit dhe bën thirrje që në orët në vijim të ndërmerret çdo përpjekje për përafrimin përfundimtar të qëndrimeve mes palëve në mënyrë që data 21 korrik të jetë një histori suksesi për vendin dhe 30 vitet e ardhshme dhe jo një histori fajtorësh për politikën e ditës.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta shpreh bindjen se me vullnet të mirë dhe përmes një komunikimi konstruktiv dhe pa paragjykime në çdo nivel, përfshirë edhe një takim mes Kryeministrit dhe Kryetarit të Opozitës, mund të kapërcehet me sukses dhe gjendet një zgjidhje në përputhje me rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias për të vetmen çështje që mban palët larg kompromisit.

Kryetari i Kuvendit shpreh besimin se kjo është e vetmja rrugë për t’u dhënë shqiptarëve reformën e domosdoshme në drejtësi, konsolidimin e shtetit ligjor dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë,” thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndërsa Basha tha se Rama po e përdor reformën për qëllime elektorale.

“Reforma ne drejtesi nuk ka nevoje per deklarata elektorale. Kjo reforme kerkon gjithperfshirje te gjithe shqiptareve, te cdo faktori politik dhe opozites, e jo perjashtime sic ka bere deri tani dhe sic po vazhdon te beje Rama.

Eshte e veshtire ti besosh nje njeriu qe nje here thote Reforma e Drejtesise do te kaloje pa opoziten, pastaj kercenon se “do ta votoni me nje kembe”, pastaj tenton planin e blerjes se mandateve, pastaj plane te tjera B, C, D…e tani leshohet ne ekstremin tjeter: “shkruajeni vete si te doni ” duke perjashtuar Partine Socialiste nga pergjegjesia.

Me kete deklarate ai vetem sa fakton se asnjehere nuk e mori seriozisht reformen ne drejtesi por e trajtoi prej dites se pare si instrument pushteti, per larje llogarish dhe intriga politike.

Nuk kam pranuar qe ne fillim, dhe nuk do te pranoj as sot, as neser qe drejtesia te trajtohet si placke per te mbyllur pazare apo per te bere kalkulime per hir te karrikes. PD dhe opozita eshte angazhuar me seriozitet qe diten e pare, duke kerkuar konsensus, duke ofruar zgjidhje, duke qendruar fort ne parimet dhe rekomandimet e Venecias. Sepse qellimi yne i vetem eshte nje reforme qe ti sherbeje shqiptareve dhe Shqiperise sot dhe ne dekadat qe vijne, dhe jo orekseve te dites, skemave, intrigave dhe kurtheve per pushtet.

Opozita e ka shkruar propozimin me kaligrafi dhe permbajtje te Venecias, dhe Rama e ka mbi tryeze. Ta votojme, e shqiptareve dhe aleateve qe po kerkojne konsensusin tash sa kohe, tu japim lajmin e mire!” shkruan Basha në FB.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si absurd refuzimin e fundit të PD ndaj variantit të ofruar nga Shtetet e Bashkuara dhe propozimin e bërë prej saj e ka cilësuar si alibinë e radhës.

“PD e refuzoi formulën e propozimit të propozuar nga SHBA dhe BE. Pasi u rrokanisi kokën shqiptarëve me nenin 88 dhe mori atë që kërkoi, nxorri kleçkën e radhës duke ngritur pikëpyetjen e pabesueshme mbi besueshmërinë, integritetin dhe rolin e partnerëve në procesin e skanimit të prokurorëve dhe gjykatësve”, tha Rama.

Rama është shprehur se, ai personalisht nuk u befasua nga kjo, “por u befasuan dhe u zhgënjyen aleatët që janë investuar masivisht për këtë reformë”.

Kërkesa e re e PD dhe klithma e djeshme e dëshpërimit për mbrojtjen e sovranitetit nga rreziku euro-amerikan janë, sipas Ramës, “dëshmia ulëritëse” e së vërtetës se opozitarët nuk e duan reformën në drejtësi.

“Pretendimi i tyre, me nenin 55 në dimër dhe atë 88 në pranëverë ishte vetëm një alibi. E montuan idenë se ne nuk do të hapim rrugën e një kompromisi që nuk e cënon thelbin e reformës. Ndaj propozimit të vendosur në tavolinë nga ndihmës sekretarja e Shtetit, PD krijoi një alibi edhe më absurde se më parë: rreziku euro-amerikan. Tani po bën një përpjekje të dëshpëruar për të bindur shqiptarët se vetingun e prokurorëve dhe gjykatësve shqipëria sovrane mund ta bëjë më mirë me Ndrecën dhe Jonuzin, sesa misioni ndërkombëtar”.

Sipas tij, rreziku nga përfshirja e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut është një tjetër.

“Përfshirja e ndërkombëtarëve në veting është rrezik për sistemin e korruptuar ekonomikisht e politikisht që ka mbrojtur vrasësit. Vetingu nga ndërkombëtarët u heq çekicin nga dora kriminelëve”, tha Rama.

“Jemi gati të votojmë çdo gjë që do të fusë PD në variantin e reformës, me kusht që të jetë e pranueshme nga SHBA dhe BE”.

“Ne duam që reforma të miratohet bashkë me opozitën dhe për këtë kemi shterruar gjithë fantazinë tonë dhe kemi bërë gjithë lëshimet e mundshme”, tha Rama, i cili ka përsëritur edhe ftesën drejtuar kreut të PD.

“E ftoj Lulzim Bashën nga sot deri në orën 10 të datës 21 korrik, kur fillon seanca, që të më telefonojë kurdo për të më takuar nëse ka ndonjë të re që konsiderohet e pranueshme nga SHBA dhe BE. Unë do ta pranoj dhe ne do ta votojmë pa kërkuar ndryshimin e asnjë presjeje. Ky është konsensus me firmë, të zezë mbi të bardhë”.

Kreu i PD reagoi në FB pas kësaj deklarate të Ramës.

“Hipokrizi e mesdites. Rama nuk terhiqet nga bllokimi por gjen pretekste per ti ikur pergjegjesise dhe per tju fshehur Venecias.

Nese vertete e do reformen ne drejtesi, zgjidhjen e ka gati, e ka ne tryeze.

Ja cfare roli i jep propozimi i PD nderkombetareve ne proces:

“Vëzhgues nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve pa asnjë kufizim. Kjo trupë ka të drejtë të ketë akses të plotë dhe të papenguar tek çdo dokumentacion që administron komisioni. Gjithashtu, ONM ka të drejtë të dorëzojë pranë komisionit ad hoc dokumentacion që vërteton kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe që nuk disponohen nga institucionet shqiptare. Pas përfundimit të shqyrtimit të kandidatëve nga komisioni ad hoc, ONM ka të drejtë t’i dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me vlerësim për secilën kandidaturë, sipas kritereve kushtetuese dhe ligjore dhe dokumentave dhe provave të administruara nga komisioni. Raporti i vihet menjëherë në dispozicion çdo deputeti.”

Kjo zgjidhje e ofruar nga opozita eshte teresisht sipas rekomandimit te Komisionit te Venecias qe eshte arbitri i vetem i kerkuar dhe i pranuar nga te gjitha palet,” shkroi Basha.

Ndërkohë raportohet se mes Metës dhe Ramës ka pasur një takim./ mapo

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img