16,04,2024

“Bardhësitë e Atdheut”, libri që bashkon gjithë dëshmorët e UÇK-së nga Kosova, Maqedoni dhe Lugina e Preshevës

Must Read

Sukseset, botimet dhe promovimet e Enciklopedisë gjithëkombëtare, me prezantime edhe ndërkombëtare “Bardhësitë e  Atdheut”, të autorit, ish-reporter dhe veteran  i UÇK-së, po vazhdojnë.

Kjo Enciklopedi, e cila përfshin mbi 30 mijë fakte, dëshmi, argumente dhe dokumente gjithëkombëtare  tre shekullore  të  Atdheut tonë, tashmë ka marrë vlerësime të larta të personaliteteve me ndikim dhe me emër  në jetën publike në Kosovë  dhe në hapësirat   gjithëshqiptare, si Akademikët : Esat Stavileci, Pajazit  Nushi, Mehmet Halimi, por edhe gjeneralët e luftërave të UÇK-së: Bislim Zyrapi, Jakup Krasniqi, Shukri  Buja, Sabri Kiçmari, Rrustem Berisha, Spiro Butka, Kudusi  Lama, shkrimtari, Izet Avdyli,   dhe  shumë e shumë të tjerë. 

Në një promovim solemn, të mbajtur  në Prishtinë dhe në Shkup është folur  për rëndësinë e jashtëzakonshme  që ka kjo vepër  Madhore e autorit, publicistit të mirënjohur të trojeve Shqiptare, Afrim Mustafa.

Kryetari i SHFDUÇK, Xhavit Jashari, tha se  Enciklopedia  “Bardhësitë e Atdheut”,  ka peshë  të rëndësishme historike dhe historiografike për Kosovën dhe krejt shqiptarin …

Ndërkaq, autori  Afrim Mustafa  ka falënderuar  për organizimin e një promovimi modest  të  Enciklopedisë,  biznesmenin e  njohur  nga qyteti  i Suharekës,  Z. Xhavit  Krasniqi,  i cili  ka dhënë kontribut  të çmuar për Kosovën …

Në falënderimet e tija  për këto promovime,autori Afrim Mustafa,  ka falënderuar edhe bashkëluftëtarin  e çmuar  nga Suhareka, Arben Ramadan Bytyçi, i cili  gjendet me punë në Gjermani.  

Vazhdojnë sukseset e Enciklopedisë, “Bardhësitë e Atdheut”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img