29,03,2024

Banorët e fshatrave të Ferizajt me kërkesa të shumta

Must Read

Në vazhdën e takimeve konsultative për hartimin e projekt-buxhetit 2022-2024 që po mban Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu së bashku me drejtoret e drejtorive, këtë të martë takime kanë vazhduar me banorët e fshatrave: Greme, Varosh, Doganaj, Zaskok, Gaçkë dhe Rakaj.

Kryetari Aliu ka vënë në dukje se kjo praktikë e dialogimit përcakton kahjen e zhvillimit të qytetit përmes planifikimit të buxhetit. Ai tutje është shprehur se mendimi i çdo qytetari është shumë i rëndësishëm, por edhe propozimi i secilit individë që është i interesuar që jeta e tij, të ndryshojë.

Kryetari i Komunës, Agim Aliu tutje ka thënë se Komuna e Ferizajt ka ecur me ritme të shpejta duke zhvilluar projekte të të shumta si në qytet por edhe në fshatra, projekte të cilat do të vijojnë edhe më tutje në dobi të rritjes së shërbimeve e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Qytetarët në këtë takim kanë adresuar një mori kërkesash të cilat kryesisht kishin të bënin me projektet bazike infrastrukturore, si kanalizime, ujësjellës, asfaltim rrugësh, ndriçim publik, por edhe për projekte shkollore, sportive, ambientaliste etj.

Pyetjeve të qytetarëve i janë përgjigjur Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, drejtori i Shërbimeve Publike Arben Halili, drejtorja e Financave Sebahate Ajeti, por edhe drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi.

Takimet sonte kanë vazhduar edhe me banorët e fshatrave: Balaj, Manastric, Pleshinë, Nerodime e Ulët, Nerodime e Epërme, Jezerc dhe Dubrave . Këto takime të Kryetari të Ferizajt, Agim Aliu dhe ekipit të drejtorëve do të mbahen deri të premten me qytetarë, ngase kështu nga afër do të njihen me problemet, brengat, por edhe me idetë e vet qytetarëve lidhur me projektet.
Gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 17:00 Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, do të takohet me banorët e fshatit Komogllavë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ,, Besim Rexhepi” ku do të marrin pjesë banorët e fshatit Komogllavë, Gurëz dhe Nikadin, kurse në ora 19:00 takimi do të mbahet në Sojeve në shkollën “Ramadan Rexhepi” me banorët e fshatrave Dardani, Zllatar, Mirosalë, Bibaj dhe Fshati i Vjetër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img