25,04,2024

Banorët e Fshatit të Vjetër me aksion vullnetar për pastrimin e mbeturinave

Must Read

Ferizaj. 24.02.2019. Sot në Fshatin e Vjetër, u zhvillua një aksion pastrimi me iniciativën e qytetarëve.

Në këtë aksion kishte një numër të madh të qyetarëve që ju bashkuan aktivitetit vullnetar për të krijuar një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë.

Në këtë aksion nuk mungoi as pjesëmarrja e punëtorëve dhe pajisjeve të kompanisë “Pastërtia”, të cilët kishin dalur për të përkrahur vullnetin banorëve të Fshatit të Vjetër.

“Iniciativat e tilla çdo herë do ta kenë përkrahjen e qeverisjes komunale, me qëllim të përmirësimit të kushteve për një jetë më të mirë për të gjithë” ka thënë Kristina Gashi- Bytyqi e cila i ishte bashkëngjitur këtijë aksioni .

Ndërsa organizatorët e këtij aksioni për pastrimin e fshatit, Faruk Beqiri, Naman Namani dhe Blerim Asllani kanë falënderuar  banorët e Fshatit të Vjetër për  gatishmërinë e tyre  për të ndihmuar në pastrimin e  fshatit si dhe Kompaninë “Pastrëtia” për ndihmë në logjistikë. Njëherit këta kanë apeluar te të gjithë banorët që të kujdesën që edhe në të ardhmen ta mbajnë  pastër  dhe të kenë një ambientë më të mirë për të gjithë banorët e fshatit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img