26,04,2024

Banorët e banimit kolektiv në hall me mbeturina. Hedhen nga dritarja edhe “pampersa”

Must Read

Ferizaj.02.02.2019. Banorët e një ndërtese kolektive   në rrugën “Rexhep Bislimi”  janë në hallë me mbeturinat të cilat disa banorë të papërgjegjshëm po i hudhin nga dritaret.

Këta banorë thonë se kanë provuar shumë herë të pastrojnë  ambientet rreth ndërtesës , e  në shumë raste u ka dalë në ndihmë edhe kompania “Pastërtia” por prap nuk po mund të zgjedhin këtë problem.

Shumë qytetarë të papërgjegjshëm kanë hedhur mbeturina nga pjesa prapa ndërtesës, përballë Qendrës Mjekësore, e ku ka pasur intervenim edhe të inspektorëve sanitar.

Por si duket asesi të zgjidhet ky problem.

Tani këta banorë kanë problem me disa banorë të cilët po hedhi edhe “pamperast” nga dritarja dhe në këto pjesë më është e padurueshme edhe të kalosh nga kutërbimi.

“Gati është bërë sikur të jetë ndonjë WC publike. Është e pamundur të hapësh dritaret sepse banesa mushte erë e jashtëqitjeve. Kemi provuar të gjejmë ndonjë zgjidhje por pa sukses. Prapë i njëjti avaz. Prandaj kërkojmë nga organet kompetente, inspktorët sanitarë, që të ushtrojnë mandatin e tyre dhe  të zgjidhin këtë problem sepse kjo gjendje po shëmton pjesët rreth ndërtesës e aq më shumë kur kjo gjendet përballë një instituti shëndetësorë” ka thënë një banor i kësaj ndërtese.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img