26,04,2024

Balton Dërguti sërish e konfirmon: Lista “Guxo” në Ferizaj garon si e vetme

Must Read

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Listës Guxo, Donika Gërvalla ka njoftuar se do të garojnë së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor të këtij viti, por gjatë ditës nga Lista Guxo në Ferizaj kanë deklaruar se nuk do të pranojnë një gjë të tillë.

Gërvalla tha se garimi i përbashkët në këto zgjedhje do të sjellin ndryshimin në Kosovë.
“Prandaj Lista Guxo ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme komunale të marrë pjesë në lista të përbashkëta me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo jo vetëm për arsye se Lista e Referendumit (VV + Guxo + Alternativa) arriti fitoren plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, por edhe sepse koalicioni ynë i përbashkët qeveritar ka dëshmuar se din dhe don ta bëjë ndryshimin e premtuar”, shkroi Gërvalla.

Mirëpo, sot Balton Dërguti, përfaqësues i Listës Guxo në Ferizaj ka thënë se duan një listë me logo të veten dhe jo të garojnë me partinë e Albin Kurtit, siç ndodhi në zgjedhjet nacionale.

Dërguti në një prononcim për Metron tha se antëtarët e Listës Guxo janë të vendosur se nuk duan të garojnë në një listë me Vetëvendosjen për asamble, ndërsa, theksoi se Ministri që vjen nga kjo parti Faton Peci, u ka kërkuar të shkrihen në një listë me partnerët e tyre, por në Ferizaj po kundërshtohet kjo gjë.

“Ne si anëtarë të kësaj partie në Ferizaj nuk duam të jemi një listë e përbashkët me Vetëvendosjen, po sepse duam të garojmë vetë për asamble, dhe këtë ia kemi transmetuar edhe Gërvallës dhe Pecit. Për zgjedhjet në asamble ne do të garojmë si asamblistë të Listës Guxo”, tha Dërguti , duke theksuar se Peci është ai që po kërkon të shkrihen në VV, ndërsa Gëvalla nuk po jep zë fare.

“Siç dihet ai, (Faton Peci) edhe ministër edhe deputet është bërë me përkrahjen tonë, por pavarësisht kësaj ne duam ta kemi idenditetin tonë, dhe të mos shkrihemi në Vetëvendosje siç po dëshiron ai. Ne po këmbngulim për këtë, sepse kështu e shohim më të arsyeshme”, tha Dërguti.

Në anën tjetër Gërvalla sot, e tha përfundimisht fjalën e saj, si ushtruese e detyrës në këtë parti se do të garojë me VV’në.

Dërguti këtë vendim e ka konfirmuar edhe njëherë sot në faqen e tij facebook.

Deklaratë për media 

Lista Guxo në Ferizaj me qëllim të informimit të drejtë , të saktë dhe sqarimit të opinionit publik,  e rikonfirmojmë se me datën: 3 Korrik 2021 është marrë vendim që të garojmë si subjekt i veçantë në zgjedhjet lokale për Asamblenë Komunale.

Procedurat e regjistrimit si iniciativë janë tashmë në proces sikurse  edhe përgatitjet teknike.

Ne do të garojmë me 45 kandidatë për Asamblenë Komunale dhe kandidatin për Kryetar të Komunës e kemi lënë të hapur si mundësi.

Ky vendim ka ardhur pas kërkesave të parreshtura të votuesëve dhe aktivistëve tonë, të cilët na kanë mbështeur në zgjedhjet nacionale.

Të dashur votues, ne e  dërguam në vend premtimin ndaj juve dhe si rezultat i pakënaqësive që kishim me lidershipin e vjetër të LDK-së, u përcaktuam që ta përkrahim znj. Vjosa Osmani dhe kandidatët tjerë për deputetë si alternativë, kemi konsideruar se kemi vepruar mirë e drejtë dhe nuk jemi penduar, sepse kemi dashur  ta bëjmë ndryshimin dhe ta ndjekim rrugën rugoviane për shtetndërtim.

Por, në asnjë moment ne nuk jemi zotuar para elekroratit se do të shkrihemi brenda Lëvizjes Vetëvendosje apo cilit do subjekt politik, përkundrazi i kemi premtuar elektoratit se do të formojmë subjektin tonë politik dhe do ta vazhdojmë aktivitetin tonë politik si subjekt në vete .

Prandaj, vendimi ynë është përmbushje e premtimit tonë ndaj elektoratit për ta vazhduar frymën rugoviane dhe angazhimi ynë do të jetë gjithmonë në përkrahje të personaliteve politike, të cilët ja duan dhe punojnë për të mirën e shtetit.

Ne shumë shpejtë do ta publikojmë listën me 45 kandidatë .

Ne jemi të hapur të bashkpunojmë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe çdo subjekt tjetër e personalitet politik, që punon për të mirën e shtetit të Kosovës dhe për qytetarët e komunën sonë , por asnjëherë nuk do të punojmë për interesa të ngushta personale dhe nuk do të devijojmë nga rruga e Presidentit Historik  Dr.Ibrahim Rugova .

Balton Derguti-Kordinator

Lista Guxo Ferizaj

07.07.2021


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img